Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Juan Orlando Hernández, presidenti i Hondurasit, njoftoi të martën vonë se ai, zonja e parë dhe dy ndihmësit ishin pozitivë me Covid-19.

■ Pas një rënieje drastike këtë pranverë, emetimet globale të gazit serë po rikthehen ndjeshëm, thanë shkencëtarët, ndërsa vendet heqin masat bllokuese dhe kthehet trafiku përsëri në rrugë.

■ Motra e vogël e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, ka marrë një rol kryesor në mbrojtje të vendit pasi tensionet ndizen me Korenë e Jugut. 32-vjeçarja shihet si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar vëllain e saj në Korenë e Veriut patriarkale.

■ Policia në Kinë po mbledh mostra gjaku në të gjithë vendin për të ndërtuar një hartë gjenetike të afro 700 milion meshkujve të saj, duke u dhënë autoriteteve një mjet të fuqishëm për shtetin hi-tech dhe survejues kinez.

■ Në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të Mërkurën, vëllai i George Floyd, Philonise i kërkoi organizatës botërore të hetonte vrasjen e të zinjve nga policia në Shtetet e Bashkuara.

THELLE

Libri i John Bolton nxjerr ‘të palarat’ e Presidentit Trump. WSJ dhe NYT botojnë pjesë të tij

Në ‘The room where it happened” (Dhoma ku ndodhi), John Bolton, ish këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, pretendon se impeachment-i kundër Presidentit duhet të kishte hetuar raste të tjera shqetësuese. Departamenti i Drejtësisë ka ngritur një padi kundër Bolton për të ndaluar botimin.

Këto janë disa nga akuzat shpërthyese në lidhje me politikën e jashtme të Trump në libër:

■ Trump i kërkoi Xi Jinping, udhëheqësit kinez, të blejë shumë produkte bujqësore amerikane për ta ndihmuar atë të fitojë shtetet fermere në zgjedhjet e këtij viti. Bolton shkruan se Trump ishte "po i lutej Xi për të siguruar që ai të fitonte."

■ Trump nuk dukej se e dinte që Britania ishte fuqi bërthamore dhe e pyeti nëse Finlanda ishte pjesë e Rusisë. Ai kurrë nuk u lodh duke sulmuar liderët aleatë dhe iu afrua tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO më afër sesa mendohej.

■ Gjatë takimit të Trump në vitin 2018 me drejtuesin e Koresë së Veriut, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i kaloi Boltonit një shënim ku flitet keq për Presidentin. Një muaj më vonë, Pompeo e quajti diplomacinë e presidentit ndaj Koresë së Veriut "me zero probabilitet suksesi".

■ Sipas një fragmenti të botuar nga The Wall Street Journal, Trump tha që Xi duhet të vazhdojë me ndërtimin e kampeve të internimit për Ujgurët, një pakicë muslimane në rajonin e Xinjiang të Kinës. Ai tha se mendonte se ishte "gjëja e duhur për të bërë", sipas Boltonit.

 

Të fundit