Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Rastet e reja me koronavirus në ShBA përbënin 20 përqind të të gjitha infeksioneve të reja në të gjithë botën të dielën, edhe pse popullsia e vendit përbën 4.3 përqind të botës.

■ Një zyrtar i lartë shëndetësor në Korenë e Jugut, Jeong Eun-kyeong, tha që vendi ishte duke luftuar një "valë të dytë" që nga fillimi i majit. Koreja e Jugut ka raportuar raste të reja në dy shifrorë në javët e fundit, pas regjistrimit të 800 rasteve në ditë disa muaj më parë.

■ Fabrika më e madhe e përpunimit të derrit në Gjermani ka regjistruar më shumë se 1.300 raste midis punëtorëve.

■ Shtëpia e operës Gran Teatre del Liceu e Barcelonës u rihap të hënën dhe kreu koncertin e saj të parë për 2,292 bimë.

■ Presidenti Trump nënshkroi një dekret që pezullon shumë kategori të vizave të punës për të huajt deri në fund të vitit, duke përmendur shkallën e lartë të papunësisë me të cilën Amerikanët po përballen në mes të pandemisë.

■ New York City hyri në një fazë shumë më të madhe të rihapjes të hënën - duke lejuar punonjësit të kthehen në zyra, ngrëniet në natyrë dhe disa pazare në dyqane, dhe gjithashtu lejon që sallonet e flokëve, berberët dhe firmat e pasurive të patundshme të rifillojnë punën.

■ Ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi zvarritet gjatë krizës së koronavirusit, historia e një gruaje shtatzënë që vdiq pasi tetë spitale mohuan kujdesin për të ndërsa ajo priste fëmijën është gjithnjë e më e zakonshme.

Zgjedhjet serbe: Partia nacionaliste e Presidentit Aleksandar Vuçiç arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të dielën, duke forcuar kontrollin mbi shtetin pavarësisht bojkotit nga opozita. Rezultati mund të nxisë bisedimet e paqes me Kosovën.

Fushata zgjedhore në ShBA: Ish zv/presidenti Joe Biden po e ngushton listën e kandidatëve për të qenë në krah të tij gjatë zgjedhjeve presidenciale. Këtu janë 12 gratë që po konsiderohen.

Tensioni Amerikë-Kinë: Administrata Trump caktoi edhe katër agjenci kineze të lajmeve si misione të huaja - Televizioni Qendror i Kinës, Shërbimi i Lajmeve të Kinës, Daily's People dhe Global Times. Raundi i ri i kufizimeve ka të ngjarë të çojë në një formë hakmarrjeje nga Kina.

Arrestohet mjeku sirian: Alaa Mousa është arrestuar në Gjermani me akuzat se torturoi një të arrestuar në vendin e tij, ku ai punoi në një burg të fshehtë ushtarak në vitin 2011. Ai është i treti ish-zyrtar sirian që hyri në Gjermani si refugjat për t'u arrestuar me akuzat për krime kundër njerëzimit.

 

Të fundit