Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Të paktën 22 oficerë policie u plagosën në Londër të mërkurën në mbrëmje, ndërsa u përpoqën të shpërndanin turmat që ishin mbledhur për një party në natyrë, në kundërshtim me kufizimet e koronavirusit.

■ Franca po planifikon të testojë mbi një milion njerëz në rajonin e Parisit në një përpjekje për të ndaluar një valë të re infeksionesh, tha ministri i Shëndetësisë.

■ Izraeli të enjten njoftoi një partneritet të ri me Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar pandeminë, një marrëveshje mund të hapte një derë për lidhje më të ngushta me fqinjët arabë.

■ Afro 1.5 milion punëtorë paraqitën kërkesa të reja për siguracione të papunësisë javën e kaluar, raportoi të enjten Departamenti i Punës i ShBA. Kjo shënoi javën e 14-të me radhë që shifra arrinte në një milion.

Samiti i Ballkanit u shty: Një takim i ndërmjetësuar nga amerikanët midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës të planifikuar për të shtunën u shty pasi lideri i Kosovës Thaçi u akuzua për krime lufte.

Siri: Forcat amerikane përdorën një raketë sekrete të krijuar posaçërisht për të vrarë kreun e një grup të lidhur me al Kaedën në Siri këtë muaj. Raketa kishte gjashtë brisqe të gjata brenda, të cilat vendosen sekonda para goditjes për të prerë çdo gjë që u del përpara.

FIFA: Australia dhe Zelanda e Re do të bashkë-presin Kupën e Botës në futboll për femra për vitin 2023, kampionati i parë me 32 skuadra.

Kongo: Pas gati dy vitesh dhe 2,280 vdekjesh, shpërthimi i Ebolës në lindje të Kongos ka përfunduar, tha Organizata Botërore e Shëndetit. Kongo është akoma duke luftuar epideminë më të madhe në botë të fruthit, si dhe pandeminë koronavirus.

Të fundit