Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█Gripi i derrit: Një studim paralajmëron se një lloj i ri i virusit H1N1, i zakonshëm në fermat e derrave në Kinë që nga viti 2016, duhet të kontrollohet “urgjentisht” për të shmangur një tjetër pandemi.

█Bashkimi Europian do të hapë kufijtë për vizitorët nga 15 vende që nga sot. Ndër këto vende nuk përfshihen ShBA, Brazili, Rusia dhe Shqipëria, ku rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.

█Zyrtarët amerikanë kanë interceptuar të dhëna që tregojnë transferta financiare nga një llogari bankare e kontrolluar nga agjensia e inteligjencës ushtarake të Rusisë në një llogari të lidhur me Talibanët – dëshmi që mbështesin përfundimin e tyre që Rusia ofroi shpërblime për vrasjen e trupave amerikane dhe të koalicionit në Afganistan.

█Huawei dhe ZTE: Komisioni Federal i Komunikimit i ShBA-së caktoi firmat kineze të telekomunikacionit si kërcënime të sigurisë kombëtare, duke i hequr ato nga miliarda dollarë në subvencione federale të shërbimeve broadband.

█Samiti i ndihmës në Siri: Donatorët premtuan 7,7 miliardë dollarë ndihmë të martën për të mbështetur ekonominë e shkatërruar të Sirisë ndërsa lufta civile hyn në vitin e saj të 10-të gjatë një pandemie.

█Një i ri i zi u torturua dhe u vra në një ishull në Danimarkë nga dy burra të bardhë me lidhje të njohura me të djathtën ekstreme, thotë policia. Por autoritetet nuk pranojnë ta quajnë atë një krim të urrejtjes dhe mohojnë se raca ishte një faktor.