Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█Këshilltari i sigurisë kombëtare i Trump tha se presidenti nuk u informua kurrë me prova që rusët po paguanin militantët për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan. Trump dhe zyrtarët e tij të lartë nuk e kanë adresuar përmbajtjen e raporteve ose çfarë mund të bëjnë në kundërveprim.

█Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit kishte premtuar se do të aneksonte një pjesë të Bregut Perëndimor, menjëherë pasi 1 korrikut. Por me qeverinë e ndarë dhe me presionin e brendshëm dhe ndërkombëtar që rritet, kjo mund të zgjasë me javë ose muaj.

█Dhjetëra punonjës të Ambasadës së ShBA në Arabinë Saudite u sëmurën me Covid-19 muajin e kaluar, më shumë se 20 të tjerë u karantinuan dhe një shofer sudanez i diplomatëve të lartë vdiq. Por Departamenti i Shtetit nuk reagoi deri të shtunën, kur autorizoi largimet vullnetare.

█Referendumi kushtetues në Rusi dha rezultatin e pritshëm: Presidenti Vladimir Putin mund të jetë në zyrë deri në vitin 2036.

█Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë tha që do të shpërbëjë pjesërisht njësinë më të madhe të forcave speciale të vendit, duke thënë se ishte infiltruar nga ekstremizmi i djathtë.

█Policia e Hong Kongut lëvizi me shpejtësi të mërkurën për të zbatuar ligjin e ri të Kinës për sigurinë kombëtare, duke bërë arrestimet e para, rreth 370, për akte kundërshtimi, që tani konsiderohen vepra penale.