Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█Partia qeverisëse e Kroacisë fitoi zgjedhjet e përgjithshme të dielën, pavarësisht kritikave për trajtimin e e pandemisë. Partia e djathtë e kryeministrit Andrej Plenkoviç pati rezultatin më të mirë në një dekadë, duke fituar 10 vende shtesë në Parlament.

█Avokatët e Princit Andrew u konsultuan me një lobist në Uashington, me lidhje në administratën Trump, për një ndihmë të mundshme ndaj princit sa u takon pasojave nga marrëdhëniet e tij me financierin e diskredituar Jeffrey Epstein. Asnjë marrëveshje nuk u arrit.

█Turqia nisi një gjyq të premten për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018, duke akuzuar 20 shtetas sauditë në mungesë. Çështja u mirëprit nga mbështetësit e Khashoggit si një shans për drejtësi.

█Reperi amerikan Kanye West, një mbështetës i hapur i Presidentit Trump, tha të shtunën se do të kandidojë për president në vitin 2020. Nuk ishte e qartë menjëherë nëse ai ishte serioz, dhe njoftimi i tij u mbështet nga Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla.

█Në Spanjë, autoritetet në rajonin e Katalonjës kanë vendosur bllokimin e 200,000 banorëve për të kontrolluar shpërthimet e Covid-19, dy javë pasi vendi e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme. Në Australi, zyrtarët bllokuan disa ndërtesa të strehimit social në Melburn, duke urdhëruar 3.000 banorë që të mos dilnin nga shtëpitë për asnjë arsye për të paktën pesë ditë.

█Anglia do të heqë karantinën e detyrueshme 14-ditore për vizitorët nga më shumë se 50 vende më 10 korrik. Shtetet e Bashkuara nuk ishin në listë. Rastet vazhdojnë të rriten në shtete si Texas, dhe festimet e Ditës së Pavarësisë në ShBA gjatë fundjavës u ndërprenë.

THELLE

Përplasja me Kinën zbulon kufijtë e “Britanisë globale”

Kur Kina vendosi një ligj të ri të sigurisë në Hong Kong, Kryeministri Boris Johnson e dënoi qeverinë kineze dhe hapi dyert e Britanisë për gati tre milion banorë të Hong Kongut.

Ishte një qëndrim i fortë – disa madje thanë trimëror – të mbroje një qeveri koloniale të shkëputur prej kohësh kundër shtypjes së një superfuqie në rritje. Por ndërsa Kina kërcënoi me hakmarrje, ministrat e Johnson pranuan se nuk mund të ndalonin Kinën nëse qeveria pengonte njerëzit të largoheshin nga Hong Kongu.

Përplasja tregoi kontradiktë në vizionin e Johnson pas Brexit: Britania dëshiron të bëhet globale kur globalizimi është në tërheqje.

Ai dhe aleatët e tij kanë premtuar se Britania mund të luante një rol më të guximshëm në skenën botërore pa Bashkimin Europian. Por me pandeminë që po sakaton ekonominë, qeveria nuk e ka forcën për të rivendosur veten në skenën globale.

“Ne jemi një fuqi me madhësi të mesme që duhet të punojmë me të tjerët për të siguruar atë që duam nëpër botë,” tha Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut. Lënia e Bashkimit Europian e kishte privuar Britaninë nga partneri i saj “në përpjekje për t’u marrë me këto çështje globale,” tha ai.

Hong Kong: Kultura e veçantë e territorit për aktivizmin politik dhe fjalën e lirë, herë pas here i drejtuar pikërisht kundër Partisë Komuniste në pushtet të Kinës, duket se është në rrezik. Bibliotekat publike kanë hequr disa libra nga qarkullimi dhe aktivistët po hartojnë mënyra të koduara për të shprehur ato që konsiderohen tani ide të rrezikshme.