Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Japonia e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, duke lehtësuar kufizimet në Tokio dhe ishullin verior të Hokkaido.
■Linjat ajrore të Indisë rikthyen fluturimet e brendshme të hënën, me kontrolle të temperaturës në hyrje dhe pa ushqime të shërbyera gjatë fluturimeve.
■ Amerikanët që kërkuan të shijojnë fillimin e verës gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit u përballën me pengesat për tubimet tradicionale, pasi vendi i afrohet një momenti të tmerrshëm historic, 100,000 vdekjeve nga Covid-19.
■ Virusi po kërcënon një traditë të ndarjes së ushqimit: qeveria e Kinës dëshiron që njerëzit të përdorin shkopinj të rinj kur marrin ushqime nga pjatat e përbashkëta. Agjencitë shtetërore të lajmeve e quajnë atë një "revolucion në tryezë-ngrënie".
■Gara presidenciale në ShBA: Ish-zv/presidenti Joe Biden, kandidati demokrat, bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga mesi i marsit të hënën, me maskë. Presidenti Trump shkoi pa maskë në ngjarjet e Ditës së Përkujtimit.
■Tërmeti në Zelandën e Re: Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi të hënën ndërsa Kryeministrja Jacinda Ardern po jepte një intervistë televizive të drejtpërdrejtë, por nuk shkaktoi dëme të mëdha - dhe as nuk e trazoi sjelljen e qetë të Znj. Ardern.
■Marcus Ospel, i cili e ktheu bankën zvicerane UBS në një fuqi bankare globale, që gati u rrëzua gjatë krizës financiare të vitit 2008, vdiq në moshën 70 vjeçare në Zvicër.
■Spanja, e cila normalisht pret më shumë turistë se çdo vend përveç Francës, do të heqë kushtin dy-javor për karantinë për vizitorët nga jashtë duke filluar nga korriku, tha qeveria të hënën. Të ngrënit në restorante të hapura dhe takimet deri në 10 persona do të lejohen në Madrid dhe Barcelonë duke filluar këtë javë.
■Premtimi i Putin për shpërblime për mjekët dhe infermierët që udhëheqin betejën e Rusisë me koronavirusin është kthyer në rrëmujë burokratike; disa prej punonjësve të shëndetësisë po marrin vizita nga policia në vend të parave. Premtimi i 1,100 USD në muaj për çdo mjek kishte për qëllim të propagandonte arritjen më të fortë të Putin, rigjallërimin e shtetit rus pas kaosit të viteve 1990.
■Në një konferencë të pazakontë shtypi të hënën, ndihmësi më i ngushtë i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings, kërkoi simpatinë e publikut, por nuk kërkoi falje për shkeljen e rregullave të bllokimit të Britanisë duke ngarë qindra milje larg Londrës me djalin e tij dhe gruan e sëmurë në mars.