Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Zyrtarët kinezë kanë përshëndetur një vizitë të ekspertëve të OBSH për të hetuar burimin e koronavirusit, si dëshmi se Kina është një fuqi globale e përgjegjshme. Por ekipi i OBSH do i nënshtrohet një karantine 14-ditore, dhe hetimi ka të ngjarë të zgjasë me muaj dhe mund të përballet me vonesa.

■ Problemet e koagulimit të gjakut mund të jenë dukshëm më të zakonshme në mesin e pacientëve Covid-19 sesa në mesin e atyre me sëmundje të tjera infektive, sugjerojnë studime të reja.

■ Presidenti Trump u largua nga parashikimet e tij të trëndafilta në lidhje me koronavirusin, duke paralajmëruar amerikanët, në konferencën e tij të parë të shtypit të përqendruar te virusi prej javësh, se rimëkëmbja do të ishte e vështirë.

■ Presidenti Trump i kërkoi të martën qeverisë federale të mos numërojë emigrantët pa dokumente kur përcakton rajonet votuese për në Kongres. Kritikët e quajtën këtë veprim një skemë politike për të ndihmuar Republikanët në shkelje të Kushtetutës.

■ Rusia ka provuar prej kohësh të minojë demokracinë e Britanisë dhe të korruptojë politikën e saj, dhe qeveritë britanike kanë parë në anën tjetër, tha një raport i vonuar për një kohë të gjatë, i publikuar dje. Raporti, nga një komision parlamentar, zbuloi se qeveria kishte treguar pak interes për të hetuar përpjekjet e Rusisë për një nga betejat më të rëndësishme: Referendumi i Brexit.

■ Policia liroi të gjithë pengjet e mbetura nga një burrë që mbajti njerëz në një autobus në Lutsk, Ukrainë. I dyshuari u ndalua.

■ Hella Mewis, një grua gjermane që kishte hapur një qendër arti në kryeqytetin Irakian, u mor nga rrëmbyes të panjohur këtë javë, thanë zyrtarët irakenë të sigurisë. Ajo mbështeti protestuesit antiqeveritarë vjeshtën e kaluar.

■ Gjyqi i Stephan Balliet, një burrë gjerman i akuzuar për vrasjen e dy personave vjeshtën e kaluar dhe përpjekjen për të sulmuar një sinagogë gjatë Yom Kippur, filloi të martën. Balliet i tha gjykatës se ishte frymëzuar nga supremacisti i bardhë që kishte sulmuar dy xhami në Zelandën e Re.

■  The Economist: Testimet për një vaksinë dhe ilaç të ri ngjallin shpresën për mundjen e Covid-19 deri në fund të 2020. Por mbeten ende dy pyetje thelbësore: A është e sigurt dhe a funksionon ajo?

Të fundit