Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ndërsa vendet në mbarë botën garojnë për të kontraktuar vaksinat e koronavirusit përpara se ato të jenë gati, administrata Trump njoftoi një kontratë gati 2 miliardë dollarë me Pfizer dhe një kompani gjermane të bioteknologjisë për 100 milion doza.

■ Kina u zotua të hakmerret pasi ShBA urdhëroi papritur Pekinin të mbyllte konsullatën në Houston dhe akuzoi diplomatët për spiunazh ekonomik dhe përpjekjen e vjedhjes së kërkimeve shkencore. Kinezët mohuan akuzat dhe e quajtën mbylljen të paligjshme.

■ Kina ka nisur një orbiter, një lander dhe një rover në Mars. Pekini pret të tregojë se mund të menaxhojë misione komplekse ndërplanetare. Ulja në Mars është një arritje që vetëm SHBA dhe Bashkimi Sovjetik e kanë prekur më parë.

■ Më shumë njerëz janë në procesin e hospitalizimit me koronavirus në SHBA sesa në çdo pikë tjetër të pandemisë. Numri prej 59.628 njerëzish që po trajtoheshin në spitale të mërkurën është afër kulmit të hershëm prej 59.940 më 15 Prill, kur qendra e shpërthimit ishte Nju Jorku.

■ Presidenti Trump ka thënë se numri në rritje i rasteve me Covid-19 në ShBA është rezultat i testimit të shtuar. Megjithatë, një analizë e New York Times sugjeron ndryshe.

■ Ndihmuar nga rritja e shitjeve në Europë dhe Kinë, Tesla raportoi një fitim prej 104 milion dollarësh në tremujorin e fundit. Rezultatet befasuan analistët që prisnin që prodhuesi elektrik të humbiste para në mes të pandemisë.

■ Ish-shefi ekzekutiv i Wirecard u arrestua me akuza të reja pasi prokurorët në Mynih thanë se kishin zbuluar prova që kompania e pagesave të falimenteve kishte përdorur llogari të rreme për të mashtruar kreditorët në shumën prej 3.7 miliard dollarësh.

■ Britania dhe ShBA ranë dakord t'i japin fund një teknikaliteti juridik që i lejoi një gruaje amerikane të largohej nga Britania, pasi u përfshi në një aksident automobilistik që vrau një të ri gati një vit më parë.

■ Slack, krijuesi i programeve të bisedave dhe bashkëpunimit për bizneset, paraqiti një ankesë kundër Microsoft-it pranë Komisionit Europian, duke akuzuar gjigantin teknologjik se përdorte fuqinë e tij të tregut në përpjekje për të shkatërruar rivalin up start.

■ Një historian amator që kaloi dekada duke zbuluar varret e viktimave të Stalinit u shpall fajtor për sulmin seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, akuza që grupet e të drejtave, familja dhe miqtë e tij i kanë hedhur poshtë si të motivuar politikisht.

Të fundit