Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ ShBA kaloi katër milion raste të njohura të koronavirusit të enjten, numri më i lartë në botë. Numri i shtrimeve në spitale dhe vdekjeve gjithashtu po rritet.

■ Kina urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu duke thënë se ishte një hakmarrje për vendimin e Uashingtonit në fillim të kësaj jave për të mbyllur konsullatën e Kinës në Houston.

■ Rumania rivendosi kufizimet anti-Covid pasi infeksionet e reja ditore u rritën mbi 1.000 raste.

■ Kryeministri i Belgjikës urdhëroi veshje në masë të gjerë të makës dhe paralajmëroi masa edhe më të rrepta nëse infeksionet vazhdojnë të rriten.

■ Rritjet e rasteve mund të ngadalësohen nëse njerëzit më të varfër në botë marrin të ardhura themelore të përkohshme, duke u dhënë mundësi atyre të qëndrojnë në shtëpi, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

■ Presidenti Trump tha se kishte anuluar pjesën e Konventës Kombëtare Republikane të paracaktuar për Jacksonville, Fla., duke përmendur si shkak virusin.

■ Kosta Rika po rihap kufijtë për turistët, por qytetarët e ShBA-së nuk janë ende të mirëpritur. Pesë fluturime në javë do të lejohen nga Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja duke filluar nga 1 gushti, njoftoi të enjten ministri i Turizmit.

■ Një burrë 93-vjeçar u dënua të enjten për ndihmën e dhënë nazistëve për vrasjen e mijëra njerëzve kur ai ishte roje 17 vjeçar i një kampi përqendrimit- ndoshta një nga aktgjykimet e fundit për një pjesëmarrës të gjallë në Holokaust.

■ Ish zv.Presidenti Biden ka publikuar videon e një bisede me ish-Presidentin Obama që kishte për qëllim të piketojë Presidentin Trump si të padenjë dhe Biden si zëvendësuesin e tij të përsosur.

■ Më shumë se 190 organizata në 36 vende po u bëjnë thirrje markave të veshjeve të ndërpresin të gjitha lidhjet me furnizuesit e implikuar në punën e detyruar Ujgure në Kinë. Të targetuarit përfshijnë Adidas, Lacoste, H&M, Abercrombie & Fitch, Ralph Lauren dhe PVH Corporation, e cila zotëron etiketa duke përfshirë Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein.

■ Një student 23 vjeçar i drejtësisë ka ngritur një padi duke akuzuar qeverinë australiane se nuk ka zbuluar rreziqet financiare nga ndryshimi i klimës. Ekspertët thonë se është çështja e parë e këtij lloji që është ngritur kundër një kombi sovran.

Të fundit