Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

█ Shtetet e Bashkuara planifikojnë të zvogëlojnë praninë e trupave në Gjermani me afro 12,000 vetë dhe të zhvendosin disa njësi në Belgjikë dhe Itali, njoftoi të mërkurën sekretari i Mbrojtjes. Rreth 6.400 trupa do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

█ Drejtuesit kryesorë të Google, Apple, Facebook dhe Amazon u paraqitën para Kongresit dje dhe u pyetën për më shumë se pesë orë nga një panel antitrust i Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me taktikat që çuan në mbizotërimin e tyre në ekonominë dixhitale.

█ Turqia miratoi një ligj dje që i jep qeverisë kompetenca të reja për të rregulluar përmbajtjen e mediave sociale, duke gritur shqetësime se kjo mund të përdoret si mjet për të shtypur kritikën.

█ Bjellorusia tha të mërkurën se më shumë se 200 mercenarë nga Rusia, të maskuar si turistë, kishin depërtuar në vend për të prishur zgjedhjet presidenciale - duke përshkallëzuar në mënyrë drastike një grindje me aleatin e saj të vjetër.

█ Vietnami dukej si një mrekulli: muaj pa asnjë vdekje nga koronavirusi, apo dhe një transmetim lokal. Por gjatë fundjavës u njoftua se virusi po rikthehej dhe përhapej.

█ Gjatë zjarrit të prillit 2019 që gati shkatërroi katedralen Notre-Dame, qindra ton plumb u dogjën, duke përfunduar në parqet, ndërtesat dhe shesh-lojërat pariziane. Tani disa janë zbuluar në mjaltin e prodhuar nga kosheret urbane, thonë studiuesit.

█ Kur Presidenti foli me homologun e tij rus Vladimir Putin javën e kaluar, ai nuk i përmendi të dhënat e shërbimeve inteligjente se Rusia kishte ofruar shpërblime për të vrarë trupat amerikane në Afganistan, tha Trump në një intervistë të botuar të mërkurën.

█ Hakerat kinezë depërtuan në rrjetet kompjuterike të Vatikanit, konkludoi një grup privat monitorimi, në përpjekje të dukshme spiunazhi përpara bisedimeve për statusin e katolicizmit në Kinë.

Të fundit