Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Italia kërcënoi me ndërprerje të fluturimeve të Ryanair, duke thënë se transportuesi irlandez me kosto të ulët kishte shkelur vazhdimisht masat e sigurisë të vendosura nga qeveria për të kufizuar koronavirusin. Kompania u kundërpërgjigj, duke thënë se ishte në përputhje me rregullat.
■ Franca raportoi 1.695 raste të reja me koronavirus të mërkurën, dhe Gjermania më shumë se 1.000 të enjten - numrat më të lartë në muaj. Vende të tjera të Europës Perëndimore, përfshirë Spanjën dhe Belgjikën, gjithashtu po përballen me rritje
■ Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit arritën në Bejrut të enjten ndërsa vendi hyri në një periudhë zyrtare zie për viktimat e shpërthimit që gjunjëzoi kryeqytetin libanez. Zemërimi i publikut po rritet pas provave se pakujdesia e qeverisë lejoi më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi, të sekuestruar nga një anije, të magazinohen në port për vite.
■ Uber tha të enjten se të ardhurat për tremujorin e dytë ranë me 29 përqind, në 2.2 miliardë dollarë, nga një vit më parë, pasi gjiganti i taksive po reagon ndaj pasojave të pandemisë.
■ Administrata Trump njoftoi kufizime gjithëpërfshirëse për dy rrjetet popullore kineze të medias sociale TikTok dhe WeChat që do të ndalojnë transaksionet nga çdo person ose pronësi brenda juridiksionit amerikan. Kufizimet do të hyjnë në fuqi brenda 45 ditësh.
■ Uashingtoni u ofroi përdoruesve të celularëve në Rusi dhe Iran shpërblime deri në 10 milion dollarë për informacion mbi hakerat që përpiqen të sulmojnë sistemet e votimit amerikan. Gjithashtu, një gjykatë në Moskë shpalli fajtorë anëtarët e një chat-grupi për "krijimin e një shoqërie ekstremiste", pasi një i infiltruar nga shërbimet e sigurisë në Rusi e ktheu bisedën - fillimisht një diskutim në internet për hobi, detyra shkolle dhe nganjëherë politikë - në radikale.
■ Dhjetëra avokatë të demokracisë në Hong Kong u akuzuan të enjten pasi morën pjesë në vigjiljen vjetore të 4 qershorit për viktimat e protestave të Sheshit Tiananmen të vitit 1989 – e ndaluar për herë të parë këtë vit. Kjo është shenja e fundit e shtrëngimit agresiv të Kinës ndaj mosmarrëveshjeve në territor.