Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Numri i vdekjeve globale nga koronavirusi tejkaloi 800,000 të shtunën, sipas të dhënave të përpiluara nga New York Times.

■ Megjithë rregullat për mbajtjen e maskave dhe distancimin shoqëror, frika po rritet në Europë se fundi i sezonit të pushimeve veror do të sjellë një valë infeksionesh të reja.

■ Në Leipzig, Gjermani, studiuesit organizuan një koncert me 4,000 spektatorë për të kuptuar se si përhapet virusi në evente të mëdha.

■ Libani është nën bllokim të pjesshëm pas një goditje drastike me raste virusesh, pas shpërthimit shkatërrues të 4 gushtit në portin e Bejrutit.

■ Irlanda raportoi më shumë se 100 raste ditore për herë të katërt brenda pak më shumë se një jave, duke rezultuar në shtrëngimin e kufizimeve në mbarë vendin.

■ Trafiku zgjati për thuajse 12 orë në kufirin jugor të Austrisë pasi u vendosën masa të reja sigurie për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend.

■ Kritiku më i zëshëm i Presidentit Putin, Aleksei Navalny, po trajtohet në një nga qendrat kryesore të kërkimit mjekësor në Berlin, pasi ra në gjendje kome në Siberi, në atë që familja dhe përkrahësit e tij dyshojnë se ishte një helmim i qëllimshëm.

■ Pas Konventës së Demokratëve, tani është radha e Republikanëve. Po bëhen përgatitjet që Konventa e tyre kombëtare të riemërojë Presidentin Trump si kandidat në zgjedhjet e nëntorit.

■ Motra e Presidentit Trump, Marianne Trump Barry, e përshkruan atë si një gënjeshtar që nuk ka "asnjë parim" në një seri regjistrimesh audio të bëra nga mbesa e saj, Mary Trump.

■ Pas një jave tubimesh dhe fabrikimesh publicitare në mbështetje të Presidentit Aleksandr Lukashenko të Bjellorusisë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Minsk të dielën për të treguar vendosmërinë e tyre për ta larguar atë nga detyra. Disa përllogaritje e vendosin numrin e demonstruesve mbi 100,000.

Të fundit