Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Studimi i parë për të parë përgjigjen imune ndaj koronavirusit sipas gjinisë, sugjeron që burrat prodhojnë një përgjigje më të dobët imune ndaj virusit sesa gratë.

■ Në mars të vitit të kaluar, Brenton Tuaranteti vrau 51 muslimanë gjatë lutjeve të së Premtes në Christchurch, Zelanda e Re. Dje ai u bë i pari kriminel në Zelandën e Re që dënohet me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi - dënimi më i rëndë në vend.

■ Kryetari i bashkisë së Madridit u kërkoi banorëve të lagjeve jugore të qytetit të qëndrojnë në shtëpi në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Spanja është duke u përballur me një nga kurbat më të mëdha në infektime në Europë ditët e fundit.

■ Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, zgjati një ndalimqarkullimi mbarëkombëtar gjatë netëve për 30 ditë të tjera për të frenuar përhapjen e virusit.

■ Autoritetet lokale kanë shtrënguar kufizimet në Marsejë, qyteti i dytë më i madh në Francë, ku niveli i rasteve për banor është më shumë se katërfishi i nivelit kombëtar.

■ Në të tretën e katër netëve të Konventës Kombëtare Republikane, Zv.Presidenti Mike Pence dhe këshilltarja në largim e Trump, Kellyanne Conway, ishin midis folësve që argumentuan për një mandat të dytë nën Presidentin Trump.

■ Ushtria suedeze vendosi katër anije luftarake detare dhe një numër të paspecifikuar forcash tokësore dhe aeroplanësh luftarakë në ishullin Gotland në përgjigje të një stërvitjeje detare ruse.

■ Phil Hogan, komisioneri i tregtisë i Bashkimit Europian, dha dorëheqjen pasi shkeli rregullat  anti-virus për të marrë pjesë në një darkë në një klub golfi në Irlandë.

■ Afro 80 njerëz vdiqën në Charikar, një qytet në veri të Kabulit, dhe numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa trupat shpëtuese kërkojnë përmes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje vonë natën, duke kapur shumë banorë të papërgatitur.

Të fundit