Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Agjencia e Kërkimeve në Interneti, një grup rus që ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të ShBA-2016, ka rifilluar përpjekjet për ndërhyrje, njoftoi Facebook të martën.

■ Autoritetet njoftuan arrestimin e Mahmut Ozden, i përshkruar si një figurë e lartë e Shtetit Islamik në Turqi dhe thanë se dyshonin se grupi po planifikonte një sulm në Stamboll.

■ US Open filloi në New York pa shumë nga lojtarët më të mirë në botë, duke përfshirë Rafael Nadal dhe Roger Federer.

■ Revista Charlie Hebdo ka ribotuar karikaturat e Profetit Muhamed që nxitën një sulm vdekjeprurës në 2015, një veprim që do të shihet nga disa si një akt sfidues i fjalës së lirë dhe nga të tjerët si provokim i pamatur. Karikaturat u botuan në internet dje dhe do të shfaqen në shtyp sot – teksa fillon gjyqi i shumëpritur i njerëzve të akuzuar për ndihmë në sulmin i cili la të vdekur 12 persona.

■ Në ShBA, fëmijët me ngjyrë janë infektuar dhe shtruar në spital me ritme dukshëm më të larta se fëmijët e bardhë.

■ Hungaria ka vendosur të zbusë kufizimet kufitare për të lejuar udhëtime nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia.

■ Pasi mijëra protestues të maskuar dolën në Berlin gjatë fundjavës për të protestuar kundër kufizimeve të virusit, qyteti tani kërkon maska për demonstrata me më shumë se 100 pjesëmarrës.

■ Në vizitën e dytë në Liban në më pak se një muaj, Presidenti Macron i Francës u takua dje me përfaqësuesit e fraksioneve politike të vendit. Ai i nxiti ata të mbështesin një qeveri të ndryshuar dhe masat për të frenuar korrupsionin e përhapur dhe paralajmëroi se përndryshe do të rrezikoheshin nga sanksionet mbi pasurinë e tyre personale.

Të fundit