Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në bote. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Gazeta gjermane ‘Die Welt’ publikon të dhëna tronditëse: Erdogan urdhëroi fundosjen e një anije greke, por gjeneralët refuzuan.

■ Qendra për Kontrollin e Sëmundjevee në u ka thënë zyrtarëve të shëndetësisë që të përgatiten për të shpërndarë një vaksinë brenda Shteteve të Bashkuara deri në Nëntor, duke ngritur shqetësime mbi kohën e politizuar.

■ Futbollisti brazilian Neymar është midis tre anëtarëve të ekipit Paris St.-Germain që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve javën e kaluar që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

■ Në Vatikan, Papa Françesku mirëpriti audiencën e parë të gjerë publike që nga goditja e pandemisë më shumë se gjashtë muaj më parë.

■ Qeveria gjermane ka bërë publike testet e toksikologjisë për liderin opozitar rus Alexei Navalny, i cili njihet si kundërshtar dhe kritik i Putin. Sipas Reuters, Navalny është helmuar me një agjent nervor kimik nga grupi Novichok. Kujtojmë se Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë, në datën 20 gusht.

■ Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Amerikë, Anthony Fauci, ka deklaruar për CNN se vaksina anti-COVID  mund të jetë në dispozicion më herët sesa pritej, nëse shumica dërrmuese e provave klinike arrin të prodhojë rezultate pozitive. Edhe pse dy prova klinike të vazhdueshme të 30,000 vullnetarëve pritet të përfundojnë në fund të vitit, Fauci theksoi se një bord i pavarur ka autoritetin t'i japë fund provave disa javë më herët nëse shumica e rezultateve të ndërmjetme janë pozitive ose negative.

■ Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sipas mediave përtej Adriatikut, Berluskoni aktualisht ndodhet i izoluar në vilën e tij në Arcore, Pranë Milanos në gjendje të mirë shëndetësore, madje vazhdon edhe të punojë.

■ Letër nga Parisi/ Pesë vjet pas sulmit terrorist, a është Franca akoma ‘Charlie Hebdo’? ‘Charlie Hebdo’ riboton karikaturën e diskutueshme për të shënuar fillimin e gjyqit për masakrën e vitit 2015 ndaj stafit të saj.

■ Presidenti Trump vizitoi qytetin Kinosha në Wisconsin të tronditur nga vrasja nga policia të Jacob Blake, një 29-vjeçar me ngjyrë. Presidenti nuk përmendi emrin e Blake dhe as u takua me familjen e tij, por ofroi mbështetje për zbatimin e ligjit dhe vizitoi dyqanet e dëmtuara nga trazirat.

■ Pas gati tre dekadash në rritjes, Australia ra në recesion pasi ekonomia e saj u tkurr 7 përqind në tremujorin e dytë, tha qeveria të mërkurën.

■ Gjashtë muaj pasi Harry dhe Meghan lanë familjen mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix për të bërë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje dhe programe për fëmijë. Meghan e ka bërë të qartë se nuk ka në plan të kthehet në aktrim.

Të fundit