Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Britania ka ndaluar grumbullimin e më shumë se gjashtë njerëzve, vendim që hyn në fuqi të hënën.

■ Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës, tha se suksesi i vendit në përmbajtjen e shpërthimit të koronavirusit ishte shenjë e qeverisjes së Partisë Komuniste.

■ Japonia miratoi një plan për të shpenzuar më shumë se 6 miliardë dollarë nga rezervat e saj të buxhetit emergjent në vaksinat e koronavirusit.

■ Drejtori i Tour de France doli pozitiv me Covid-19.

■ Udhëheqësit republikanë në Senatin e ShBA thanë se do të votonin për të avancuar një plan stimulues të koronavirusit, që pritet të rivendosë përfitimet federale të papunësisë në 300 dollarë në javë, gjysma e nivelit të mëparshëm.

■ Dy gazetarë australianë u larguan nga Kina pas një mosmarrëveshjeje pesë-ditore diplomatike që filloi kur oficerët e sigurimit të shtetit kinez u bënë atyre vizita të paparalajmëruara, duke nxitur frikën se do të arrestoheshin.

■ Kompania farmaceutike AstraZeneca ndaloi provat globale të vaksinës së saj të koronavirusit të martën për shkak të një reagimi anësor serioz dhe të papritur në një pjesëmarrës, tha kompania. Pjesëmarrësi u regjistrua në një provë të faza 2/3 në Britani.

Të fundit