Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Irlanda po mbështet një propozim që të gjithë vendet e BE tw miratojnë rregulla të përbashkëta mbi kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit.

■ Franca ka raportuar një rritje rekord ditore, me 10,561 raste të diagnostikuara rishtas dhe një rritje të numrit të njerëzve të pranuar në spital dhe kujdes intensiv.

■ Një ministër ultra-ortodoks në qeverinë e Izraelit dha dorëheqjen të dielën si protestw ndaj një bllokimi mbarëkombëtar të vendosur për të hyrë në fuqi përpara Ditëve të Shenjta Hebreje, qw  kufizon numrin e njerëzve të lejuar të luten në sinagoga.

■ Infeksionet në Britani kanë arritur nivele që nuk janë parë që nga maji, me 3,330 infeksione të reja të raportuara, në ditën e tretë radhazi të numërimit të rasteve të reja që tejkalojnë 3,000.

■ Marinsi amerikan Joseph Scott Pemberton u largua nga Filipinet të dielën. Ai u fal nga Presidenti Rodrigo Duterte për vrasjen e një gruaje transgjinore, duke zemëruar aktivistët e të drejtave tw homoseksualwve, transgjinorwve si dhe grupet nacionaliste.

■ Të paktën 20 njerëz kanë vdekur në zjarret e ndezura në Kaliforni, Oregon dhe Uashington, me dhjetëra të tjerë janw të zhdukur dhe sezoni i pikut të zjarreve vetëm ka filluar.

■ Bahreini do të krijojë marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, një muaj pasi Emiratet e Bashkuara Arabe normalizuan lidhjet. Izraeli i ofron rajonit një mbrojtje kundër rolit në rënie të ShBA atje, si dhe një partneri të pasur tregtar.

Të fundit