Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta nga Bota
Posta nga Bota

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një ilaç eksperimental, kopje e fabrikuar e një antitrupi të prodhuar nga një pacient i cili u shërua nga Covid-19, uli ndjeshëm nivelet e virusit në pacientët e sapo infektuar dhe uli shanset që ata të kishin nevojë për shtrim në spital, njoftoi prodhuesi i ilaçit, Eli Lilly të mërkurën.

■ Për herë të parë që kur hapi dyert në 1958, Sinagoga e Madhe e Jeruzalemit do të mbetet e mbyllur gjatë Ditëve të Shenjta të Judenjve për shkak të një bllokimi mbarëkombëtar anti-Covid në Izrael.

■ Koronavirusi është kërcënim global Numër 1 i sigurisë në botën tonë sot, tha Sekretari i përgjithshëm i KB, António Guterres.

■ ShBA thotë se ka në plan të fillojë shpërndarjen e një vaksine brenda 24 orëve nga miratimi. Qëllimi, sipas zyrtarëve federalë, është që asnjë amerikan “nuk duhet të paguajë asnjë monedhë të vetme” nga xhepi.

■ Pothuajse çdo kontinent ka përjetuar zjarret më të këqija në dekada këtë vit. Faktori i përbashkët? Stinët më të nxehta dhe të thata, të nxitura nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

■ Katër emigrantë afganë u akuzuan për zjarrvënie të mërkurën në atë që autoritetet thanë se ishte roli i tyre në zjarret që shkatërruan shumicën e një kampi të madh emigrantësh në ishullin grek të Lesbos.

■ Hetuesit e OKB kanë implikuar Presidentin Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në abuzime të të drejtave të njeriut që paraqesin krime kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, tortura dhe dhunë seksuale. Paneli identifikoi 45 zyrtarë në dy agjenci të inteligjencës të cilët duhet të hetohen dhe ndiqen penalisht.