Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore: Plotësohet kushti vetëm nëse konfirmohet nga ODIHR.

■ Eurodeputeti David Lega apel për 5 qershorin: Të zbatohet siç është, ndryshimet e njëanshme kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Viti i ri akademik 2020-2021 pritet të nisë më datë 2 nëntor. Urdhri për rinisjen e vitit të ri universitar është firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

■ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se nga sot nis procesi i vaksinimit të gripit në Shqipëri. Ajo tha se kategoria e parë që përfiton t’i nënshtrohet vaksinimit do të jenë mjekët dhe më pas do të vijohet me grupet e riskut.

■ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka shpjeguar se çfarë nënkupton me Operan që del nga varësia totale e shtetit. Në një intervistë për "Opinion", Margariti është shprehur se menaxhimi i TKOB do t’i kalojë privatit.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 127 persona, ndërsa nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rëndë katër pacientë në dy spitalet Covid-19.

■ Shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor. Në një shpjegim të gjatë, dërguar Këshillit Politik, deputeti Damian Gjiknuri,ka dhene arsyet.

E lidhur: Drafti për Kodin Zgjedhor, Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Të mblidhet Këshilli Politik të enjten

Fondi Monetar Ndërkombëtar konstaton se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% këtë vit, nga -5% që parashikohej gjatë fillimit të pandemisë, në prill.

E lidhur: Në një koment referuar raportit përmbyllës të FMN-së, Basha është shprehur se ekonomia është në pikiatë për shkak të keqqeverisjes dhe se kush bëhet palë në vjedhje do të mbajë përgjegjësi.

Qeveria i jep 1500m² të Gardës kompanisë private, nis betonizimi i Parkut të Liqenit.

■ Zgjedhjet në PD, publikohet lista e Shkodrës: Emrat e 39 kandidatëve nga qarku më i rëndësishëm i Veriut të propozuar nga anëtarēsia si kandidatë potencial për deputet.

■ "Vendi po përballet me katastrofën", Basha propozon planin e rimëkëmbjes: 5 hapa për t'u përballur me krizën e pandemisë.

Të lidhura: Kryedemokrati deklaroi se plani i PD-së për rimëkëmbjen do të arrinte një kosto 312 milionë euro për 6 muaj, të ardhura këto që do të siguroheshin nga anulimi i disa projekteve dhe tenderave të dhëna me koncesion dhe inceneratorëve.

*Basha i kërkoi Ramës të adoptonte dhe vinte në zbatim planin me 5 pika, duke theksuar se nuk ishte për fushatë, por për të përballuar një tjetër valë pandemie.

*Në një koment për planin, Rama u shpreh se "Basha ishte shalqi me provë që nuk hahet." Ndërkaq, si kundërpërgjigje, PD i kujtoi kreut socialist premtimet që rezultuan në mashtrime, duke shtuar se "kungull hyri, kungull doli.

 

Të fundit