Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Meta hap dyert për "teatrin", thirrje shqiptarëve me një citat të Budinës: 'Protestoni për të drejtat tuaja!' Presidenca kështjellë e pamposhtur.

Zgjedhjet në PD, publikohet lista: 31 emrat që votohen sot nga demokratët e qarkut të Lezhës.

■ "Kujt 'i bëhet vonë' për të varfrit?”, Izmot George Frendo apel politikës para zgjedhjeve: Angazhohuni seriozisht!

■ “Zbulohet skema e manipulimit të Ramës me listat e votuesve”, Alibeaj: Po bëjmë gati padinë penale për Lleshajn dhe zyrtarë të tjerë

Gent Gazheli emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave.

■ "Mbështesim fuqimisht '5 qershorin'", ambasadori i britanik, Duncan Norman, apel nga Gjirokastra: Gjeni konsensus! U përket partive të vendosin për sistemin.

■ Është zhvilluar me tensione mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e djeshme. Pas përplasjeve me Gjiknurin, Hajdari ka kërkuar braktisjen e mbledhjes nga Opozita, duke theksuar se mazhoranca nuk tregoi vullnet politik për të pranuar lista të hapura 100%.

■ E lidhur: "Ligjet", Murrizi tërhiqet nga drafti i janarit: Me ndryshimet kushtetuese propocionali kombëtar, i pamundur; Gjoni: Propozimi im qëndron.

■ Ministria e Shëndetësisë ka informuar rreth situatës pandemike në vend, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 pacientë me COVID dhe janë regjistruar 121 raste të reja. Gjithashtu, në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

■ Voltana Ademi ka folur për tensionet me Ramën, teksa ka theksuar se ka kohë që nuk merret me kryeministrin. Në një intervistë me gazetarin Alfred Lela, Ademi shprehet se ka arritur në konkluzionin se debati i kryeministrit nuk qëndron mbi të vërteta dhe i ngjan një stisjeje që sipas saj, nuk ka një vlerë publike. 

E lidhur: Pse ambasadorja e SHBA Yuri Kim vizitoi Shkodrën dy herë brenda pak muajsh, Voltana Ademi rendit arsyet: Ka lidhje edhe me situatën politike.

■ Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije se kërkohen 1 mijë mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

■ Marrëveshja e Ramës me Gjykatën e Strasburgut penalizon pronarët, do të kthejë pa vendim final 89 dosjet e pezulluara.

Të fundit