Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e Skavicës, Rama: Kujdes me paratë e vendeve jo mike, Shqipëria pro rrjetit të pastër
  • E lidhur: Nënsekretari i SHBA Keith Krach: Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër, Rama një lider i vërtet
  • Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingrafi ka drejtuar një thirrje politikës shqiptare që të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Ai tha se hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive.
  • Partia Demokratike padit në gjykatëKryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas PD, Veliaj ka shpifur për tri akuza: Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar kate pa leje.
  • Zbardhetlista e PD për qarkun e Elbasanit, 45 kandidatë në garë për 14 mandate
  • PresidentiIlir Meta: Shpopullimi, fatkeqësi kombëtare me pasoja fatale. Koha për t’i thënë ndal kësaj gangrene sociale!
  • “U diskutua do jetoj ose jo”, ish-deputeti i PS Fatmir Toçirrëfen përvojën me Covid-19: Humba 20 kg, bëra gabimin fatal që mund të më kushtonte jetën
  • Kryedemokrati Basha e ka shënuar ribashkimin e  Gjermanisë 30 vite më parë si rënien e mureve të Europës Lindore duke themeluar vlerat e lirisë dhe demokracinë. Basha shkroi dje në Twitter se Gjermania është mbështetja më e madhe e Shqipërisë për integrimin e vendit dhe frymëzim për vendet e tjera për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
  • Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat që ka bërë dje ministri serb i Mbrojtjes. Aleksandër Vulin përdori termin fyes ndaj shqiptarëve "shiptarima" dhe i cili tha se po krijohet Shqipëria e Madhe, në një postim në Twitter Rama i kërkon "llogari" Vuçiç, ku shpreson që të jetë një meme.
  • COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit(3 tetor 2020): 152 persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirus, nga 1008 testime të kryera. Njëkohësisht, gjatë të njëjtës Betejën me COVID-19 e kanë humbur 3 persona.
  • Një punonjës i forcave xheniere ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimittë kontrolluar për shembjen e pallatit 14-katesh në lagjen 17, në Durrës, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
  • Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook për largimin e shqiptarëve në shtete të ndryshme. Meta e konsideron këtë një alarm dhe fatkeqësi kombëtare.
  • Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Gjatë fjalës së tij Basha tha se Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatëkëtyre 30 viteve.
  • Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka bërë daljen e saj të parëpublike pas marrjes së kësaj detyre në "Kjo Javë" me Nisida Tufën në News 24. Kushi u shpreh duke thënë se edhe një ditë të vetme të jesh në këtë detyrë është një privilegj i madh por që nuk e priste këtë pozicion.
  • Janë pezulluar nga detyra drejtuesite komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe atij të Himarës, Arjan Tase për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis.
  • Ish-ministri Leonard Solis ka komentuar situatën politike në vend, duke u përqendruar edhe te debati i Reformës Zgjedhore. Solis tha se PD është gati për të fituar zgjedhjet, pasi nëse Rama fiton edhe një mandat tjetër, ky venddo të qelbet erë.

Të fundit