Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Ministri serb i Mbrojtjes reagon sërish ndaj Ramës: Do kujtohesh më shumë për çorapet e shqyera se për idetë e shkëlqyera.

E lidhur: Kryeministri Rama reagon ndaj ministrit serb dhe kësaj radhe i drejtohet dhe Presidentit të Serbisë që të japë sqarime mbi këto deklarata të ashpra të Aleksandër Vulin.

Presidenti Meta komenton raportine "Freedom House" dhe u shpreh se qartësisht vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt".

■ Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit pas deklaratave të Ramës kundrejt tij. Zëdhënësi Tedi Blushi kërkoi nga kryeministri që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Ai thotë se Rama i urren zgjedhjet dhe se Presidenti nuk e shpëton dot.

■ Rama reagon sërish ndaj Metës: Thuaj çfarë borxhi të kanë shqiptarët, po ngatërron dynjanë në Shqipëri e matanë.

Meta ka postuar një video ku Rama thur elozhe për të dhe i drejtohet duke e falënderuar por edhe duke i thënë që koha për një frymë të re, për një bashkëjetesë qytetare dhe evropiane.

■ 4 viktima dhe 149 të raste të reja të infektuarish, ky është bilanci i djeshem referuar situatës epidemiologjike të COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave njofton se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para kalimit të draftit të PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Parlament. Bylykbashi ka rrëzuar tezën e Ramës se s’mund të ketë lista të hapura me koalicione. Po ashtu ka kundërshtuar kandidimin e kryetarëve në 4 qarqe, duke shtuar se kjo është në kundërshti me rekomandimet e OSBE-së.

Damian Gjiknuri, ka komentuar deklaratën e Bylykbashit se “Italia ka në fuqi ligjin për koalicionet e përbëra me lista të mbyllura e të hapura.” 'Asnjë ngjashmëri mes sistemit elektoral shqiptar dhe atij iltalian', ka pohuar në një sqarim shterues edhe deputeti socialist, Alket Hyseni.

Zgjedhjet në PD, përfundon votimi në Elbasan: Asnjë skualifikim, anëtarësia konfirmon 20 kandidatët për deputetë.

Të fundit