Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Mazhoranca miraton ndryshimet e Kodit Zgjedhor, 23 vota i siguron nga opozita parlamentare; të shuMta kanë qenë përplasjet pak para miratimit. Meta paralajmëroi Ramën se në rast të miratimit të Kodit, do të protestoJë në çdo shesh, ndërsa deputetët e opozitës parlamentare se pasojat do të jenë individuale. Po ashtu, Rama ka kritikuar ashpër Presidentin për sjelljen e tij para një të huaji. Hajdari gjatë seancës bllokoi foltoren e Kuvendit.

E lidhur: Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Basha: Akti i sotëm antikushtetues! Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës.

■ Gjatë fjalës në Kuvend në lidhje me miratimin e Kodit Zgjedhor, Rama tha se koalicionet janë bashkim forcash me një logo. Ky është ligj për ata që kanë vota, jo për Ralf Gjonin.

■ Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për miratimin e Kodit Zgjedhor duke pohuar se nuk ishte habitur nga miratimi në parlament. Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm.

■ Situatë e tensionuar në oborrin e Kuvendit, Halit Valteri përplaset me Gjiknurin ndërhyn Garda për ti ndarë: Më kërcënoi! Në një prononcim Gjiknuri e ka mohuar.

Ambasada e SHBA-së, zyra e Bashkimit Evropian dhe ambasadori britanik, Duncan Norman reaguan pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ata deklaruan se 5 qershori nuk është prekur, por shprehën keqardhjen se ndryshimet u votuan pa konsensus në Këshillin Politik.

■ PS ‘josh’ gjysmën e opozitës parlamentare, kush janë deputetet që votuan pro ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe ata që votuan kundër, apo abstenuan.

Skandali / Polici i burgjeve në Sarandë tentoi të vrasë qytetarin, prokuroria dhe policia manipuluan dosjen.

■ Shqipëria do të ketë për herë të parë poetin Laureat, duke iu bashkuar vendeve që prej vitesh i akordojnë një titull të tillë, një autoriteti në fushën e poezisë. Kjo traditë tashmë do të marrë jetë gjatë muajit tetor nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

■ Kuvendi ka miratuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që do të zëvendësojë KQZ-në. Kreu i KQZ-së do të jetëIlirian Celibashi i cili ka marrë 106 vota vota, ndërsa me 105 vota është zgjedhur zv.Komisioner Leald Pelingu.

■ Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin eparë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas ekstraktit të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas, prej të cilëve 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

■ Prej 9 ditësh në terapi intensive, humb betejën me COVID-in mjeku Esat Pasha.

Të fundit