Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Mirëmëngjes!
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
 
■ Zbardhet progres-raporti i Këshilli Evropian për Shqipërinë 2020. Në raport, që sot pritet të detajohet nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Tiranë, është vlerësuar se Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Po ashtu, është nënvizuar si problematik mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Ligji për Mediat.
E lidhur: Kodi Zgjedhor s’bind Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi: Është bërë progres, por do shkoj t’i shoh gjërat vetë në terren.
*Kryeministri Rama: Progres-raporti, pasqyrë e ndryshme nga ajo që përpiqen t’ju vënë shqiptarëve
■ U përjashtua nga ‘Nisma Thurje’? Reagon Rudina Hajdari: S’ka tërheqje nga projekti, javës që vjen  lancohet edhe lëvizja e re.
■ Prokuroria e Tiranës urdhër për arrestimin e disa zyrtarëve të AKBN-së, pesë në pranga e dy në kërkim.
■  Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, BE 'mësyn' në Tiranë; Varhelyi takime me krerët e shtetit dhe fjalë në Parlament.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 4 aplikantëve për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Personave që iu është ndaluar kandidimi janë Serxhio Mazrreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.
■ I paralajmëroi, Meta mban premtimin: Emrat e 97 deputetëve që guxuan të votonin "pusht-pushtetin"
■ Të burgosurit e Reçit në grevë urie prej 4 ditësh, mbi 200 të dënuar peticion Etilda Gjonajt
■  Qeveria merr vendimin final, Rama: Rritje e pagës me 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët!
■ Sistemi ETIAS, kthim te vizat?! BE i jep fund konfuzionit: Ja si do të udhëtoni në zonën Shengen. Në një reagim të mëvonshëm edhe kryeministri Rama ka mohuar rikthimin pas në regjimin e vizave, duke shtuar se ETIAS, është një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. ■ Komisioni Evropian, 20 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor me qëllim përmbushjen e reformave. Rama skeptik për fondet e BE: Më ra goja për Shengenin Ballkanik
■ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën. Viktima ka rënë nga pallati ku banonte ndërsa po rregullonte antenën.

■ PD ka zbardhur emrat e 39 kandidatëve për deputetë në qarkun e Korçës. Ajo çfarë bie në sy është kandidimi i ekonomistit të njohur Dritan Shano.  

Të fundit