Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi i ka drejtuar një apel klasës politike nga Kuvendi i Shqipërisë: Reforma Zgjedhore kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria më afër se kurrë BE.

E lidhur: U shkel 5 qershori me Kodin e ri? Varhelyi: E shoh me mendje të hapur, për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen.

■ Deklarata e fortë e Alket Hysenit për Kodin Zgjedhor: E bëmë si europianët. PD na ndihmoi për votat, pasi nuk i bënim dot.

■ Listat e PD/ Mbyllen votimet në qarkun e Korçës, skualifikohet Klevis Balliu dhe ish-kryebashkiaku i Pogradecit; rekord votash kundër nga anëtarësia për ish-deputetin.

■ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaron se aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijë në përmirësim, por të mbetet ende në territor negativ, gjatë gjysmës së dytë të vitit aktual dhe t’i kthehet rritjes në vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë covid-19.

■ "Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka!", revoltohen të dënuarit e 313, 150 të burgosur hyjnë në grevë urie.

■ Rama zotohet në miratimin e anti-shpifjes: Mbështetja më e madhe e kësaj pakete janë biznesmenët

PD kallëzim të dytë për shpifje kundër Erion Veliajt.

Zbardhet skema e mashtrimit të zyrtarëve të AKBN-së: Punonjësit certifikuan punimet false; i shkaktuan shtetit dëme 1.5 mln $.

■ Një 44-vjeçar me origjinë nga Greqia është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij, në fshatin Libofshe të Fierit. Ka qenë bashkëjetuesja e tij që e ka gjetur pa shenja jete.

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka hapur aplikimetpër lotarinë amerikane. Të interesuarit mund ta plotësojnë formularin on-linë në faqen zyrtare të ambasadës.

■ Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se BD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor është një akt burracak që bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin publik.

Të fundit