Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Beteja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me drejtësinë nuk përfundon ende. Vendimi i djeshem i Gjykatës së Apelit ka rikthyer çështjen në pikën zero, çka do të thotë se ish-ministri do të rinisë nga e para përballjen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme, si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin kriminal “Habilaj

■ Ish-ministri i Tahiri në një prononcim për mediat është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës për t’i zvarritur më tej gjërat. Duke e cilësuar vendimin padrejtësi, Tahiri thekson se është i pafajshëm dhe se po lufton si qytetarë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Beteja maratonë me drejtësinë; Si nisi historia e Sajmir Tahirit nga ‘kampion’ në ‘kurban’ të Ramës, mesazhet e koduara që shkëmbenin me njëri-tjetrin e për të vijuar më pas me një gjysmë fitore nga ana e tij përballë drejtësisë (fitoi gjyqin me një dënim minimal 3.4 vite burg i konvertuar shërbim prove), apelimi, e deri në mbërritjen në pikën “0” të karrierës së tij. Kjo pasi nëse ai shpallet fajtor, për çfarëdolloj akuze, nuk ka asnjë shans që të rikthehet në politikë, për shkak të ligjit të dekriminalizimi

■Janë zbardhur ndryshimet përfundimtare në Kodin e ri Zgjedhor, të arritura pas disa takimesh në Këshillin Politik dhe të miratuara mbrëmë në mesnatë nga ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore.

Këto ndryshime pritet të kalojë në Kuvend për miratim, ndërsa dakordësia erdhi pak ditë para skadimit të afatit të Komisionit Parlamentar në Reformës Zgjedhore.

■Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka takuar të zgjedhurin e Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Cakaj sqaroi se nuk ka “marrëveshje të fshehtë, apo plane për shkëmbim territori”.

■Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit. Konkluzioni jepet në raportin global të drogave të UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.***

■Meta komenton aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit: Strategji të gabuar e provokative që të ngadalësojë proceset e integrimit

Drejtësia ndaj Kosovës selektive? Meta si Rama: Pala që nuk është dënuar sa duhet e dimë kush është, ka vrasës në Serbi në funksione publike

■77 raste të reja me covid-19 në territorin shqiptar, dy persona humbin jetën, ministria: Ishin të papritura

‘Shëndetësia’ thirrje pushuesve dhe sipërmarrjeve turistike: Maskat të detyrueshme, distanca në plazhe deri në 3.5 m

Të fundit