Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

KLSH kallëzon në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq dhe dy zyrtarë të tjerë sepse dyshohet se i shkaktuan 77 milionë lekë dëm shtetit me tenderat. Dy zyrtarët e tjerë janë ish-përgjegjësi i Sektorit të Procedurave të Prokurorimeve, Florian Peri dhe ish-përgjegjësi i sektorit juridik, i identifikuar me inicialet L.K.

Elisa Spiropali komenton vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke rikthyer nga e para çështjen. Ajo u shpreh se ndjen keqardhje njerëzore për Saimir Tahirin dhe se askush nuk e mohon punën e tij.

■ Sekretari i Përgjithshëm i PD-sw, Gazment Bardhi komenton  çështjen ‘Tahiri’ dhe sipas tij nuk u dha drejtësi dhe se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ose të shkojë bashkë me kryeministrin Edi Rama në burg.

Astrit Patozi i bën ftesë të gjithë atyre që mendojnë se ka nevojë ulëritëse për ndryshim. Kreu i BD-së i bën thirrje atyre të ngelurve jashtë paktit Rama-Basha duke u thënë se është kohë ta bashkojnë forcat.

■ Drejtori kabinetit dhe eksperti i ekonomisë së PD-së, Dorjan Teliti, akuzon kryeministrin Rama se në 7 vite qeverisje “ka varfëruar shqiptarët”. Sipas Telitit Rama i mori shqiptarëve 2.1 miliard euro vetëm nga rritja e taksave.

 

Të fundit