Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Një tjetër person është arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku. Shetasi Ilir Xhepaj, i cili ishte në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dyfishtë në Laç, u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në zonën e Astirit. Ai njihet si person me të kaluar kriminale.
  • Deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ka rënë pre e kamerës së fshehtë nga Ismet Drishti, për testin e COVID-19. I maskuar si mjek, me syze dhe doreza, gazetari Ismet Drishti ka takuar deputetin për t’i bërë “testin” për Covid. Në videon, e cila po bën xhiron e rrjetit, shihet Drishti i cili ka rënë pre e provokimit të “mjekut”, kur ky i fundit i ka kërkuar të fusë një lëpirëse në gojë për të testuar nëse e ndjen shijen.
  • Taksë e sheshtë 9% për të përfituar të gjthë, si në sektorin publik edhe atë privat”, kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha, teska hedh dritë mbi planin ekonomik që forca e tij politike do të vërë në zbatim nëse vjen në pushtet.
  • Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri, duke çuar në 55 numrin e viktimave, 11 vetëm brenda kësaj jave. Instituti i Shëndetit Publik raporton se viktimat, një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ndërkaq, 72 raste të reja janë shënuar gjatë ditës së djeshme.
  • Petrit Ismaili, avokati mbrojtës i ish-vartësit të Sajmir Tahirit- Jaeld Çelës, ka reaguar pas “U-turn” ose thënë ndryshe kthesës së plotë me gjyqin e ish-Ministrit të Brendshëm, për një rigjykim të çështjes nga fillimi ndërsa pritej një vendim përfundimtar i gjykatës. Ismaili e ka cilësuar vendimin e Gjyatës së Posaçme për rigjykim të çështjes Tahiri, si kthim pas të sistemit të drejtësisë në monizëm.
  • “Lavdi marrëzisë!”, kështu është shprehur akademiku Artan Fuga teksa komenton kamerën e fshehtëMusa Ulqinit, të cilit i vendoset lëpirësja në gojë si “test” anti-Covid. Sipas Fugës, kjo nuk është kamerë e fshehtë, por një matës i shkallës së verbërisë së deputetëve ndaj bosëve të tyre në Kuvend apo Parti.
  • Partia Demokratike ka denoncuar skandalin e radhës me ndërtimet në zonën e Parkut të Liqenit. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente duke u shprehur se Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit për betonizimin e zonës së Gardës së Republikës. Sipas Zhupës, kz tender i është dhënë kompanisë ku punon Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.
  • Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se po mbyllet faza e katërt e dezinfektimit në zonat e nxehta që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.■Numri i emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri vijon të rritet. Edhe pse jemi në situatë pandemie, përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Pablo Zapata tha se vetëm 5 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 3,629 emigrantë të paligjshëm, 30 % më shumë se një vit më parë. Shumica prej tyre kanë kërkuar azil në Shqipëri.

    ■ Presidenti lir Meta kujtoi dje rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe. Ai postoi në Facebook një video të rrallë të para 18 viteve kur familja Mbretërore zbret pas 6 dekadash në Atdhe.

Të fundit