Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Partia Socialiste ka mbështetur nismën e opozitës parlamente, e drejtuar nga Myslim Murrizi për hapje listash, ndalim koalicionesh dhe pragun 5% për kandidatët.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama. Ai tha se marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik nuk preket, ashtu si edhe sistemi zgjedhor dhe madhësia e zonave zgjedhore. Me hapjen e listave, Rama thotë se ndalohen koalicionet parazgjedhore.

E lidhur: Pak para qëndrimit zyrtar të PS, Komisioni i Ligjeve votojnë në parim paketën e ndryshimeve kushtetuese, të propozuar nga opozita parlamentare, mes tyre edhe deputetë të PS.

E lidhur: Ç’deklaronte Rama vetëm tre javë më parë në Kuvend: Listat e hapura kanë probleme, nuk sjellin demokraci

"Rama sot prishi marrëveshjen e 5 Qershorit", kështu iu përgjigju deklaratave të Ramës- Lulzim Basha. Ndërsa shprehet se ai i frikësohet rotacionit dhe është më i tmerruar se Ramiz Alia, Basha zbulon ofertën “ti kryeministër, unë president” që iu bë nga Rama në shkëmbim heqjes së listave parazgjedhore."Sot ranë dorezat dhe maskat",ka vijuar më tej kryedemokrati, teksa shton se lëvizja e radhës e kreut të qeverisë ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. Duke e këshilluar Ramën të qetësohet sepse askush nuk është i përjetshëm në karrigen e pushtetit, Basha po ashtu vlerësoi qëndrimin e 6 deputetëve opozitar për të votuar marrëveshjen për zgjedhoren.

E lidhur: “Ti kryeministër, unë president”; lufta për karrige përmes strategjisë së heqjessë koalicioneve dhe listat e hapura nxjerrin në dritë "pazaret" mes palëve politike. “Politika është shah!” dhe hapjes së kartave të para nga Rama në lojën e tij për fitoren e një mandati të tretë qeverisës, Basha iu është përgjigjur me akuza. Duke u munduar të rifitojë terren, nga goditja e pak minutave më parë dhënë nga Rama, kryedemokrati, i revoltuar, flet hapur për një kërkesë ndarjesh pushteti në tavolinë nga Rama.

E lidhur: Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, është shprehur kundër idesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar se është shumë vonë për ndryshime kushtetuese. Varheley kërkoi miratimin nga Parlamenti të marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

E shpjeguar-6 vota plus miratojnë ‘Zgjedhoren’, si po e përdor Rama-Murrizin për heqjen e koalicioneve me 4 deputetët “nën mëngë”

■Komisioni Europian ka prezantuar vlerësimin për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Në terma të përgjithshëm Raporti thotë se Shqipëria vazhdon t’i përmbushë kushtet e liberalizimit të vizave, por duhet të bëjë përparime dhe hapa para në disa aspekte.

■90 raste të reja dhe dy viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të covid-19. Ambasada gjermane paralajmëron: Shqipëria rajon i rrezikshëm, s’ka teste; mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe

■Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka sugjeruar një mbyllje të fundjavave referuar shtimit të rasteve me koronavirus në vend. Në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

■Martin Camaj bashkëpunëtor i Sigurimit?Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e Sigurimit, Gentiana Sula tregon ç’përmban në të vërtetë dosja: Subjekti është 2A, ishte bërë gati për arrest

Të fundit