Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█117 të prekur me covid-19 në Shqipëri, ndërsa dy persona kanë humbur jetën në Infektiv në 24 orët e fundit. PD: Qeveria nuk shton testimet pasi del në pah dështimi me menaxhimin e pandemisë që në fillimet e saj.

Të lidhura: Një javë e vështirë me bilanc në rritje ka qenë ajo që sapo lamë pas për Shqipërinë. Covid-19 ka shkaktuar javës që shkoi 17 viktima në total, duke e çuar në 93 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

*Referuar situatës me shtimin e të prekurve me koronavirus, ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e spitalit COVID 2.

█Kujt i ka hequr vizën SHBA? Thellohet përplasja në heshtje mes Ben Blushit, TCH dhe Aleksandër Frangaj, Tv Klan.

█Opozita parlamentare tërhiqet nga një prej pikave të propozuara për ndryshime kushtetuese. Relatori Korab Lita ka kërkuar ulje të pragut, nga 5 në 2%.

█Është prezantuar në Vlorë drejtori i ri i Kadastrës, institucion që prej 10 muajsh ka ndërruar shtatë drejtorë.

█Klubi i Partizanit njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.

█U mblodh dje pas më shumë se tre muajsh ndërprerje Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Meta. Duke pranuar opinionin e “Venecias” si pjesë e dosjes, Komisioni ka vendosur miratimin e raportit final më 23 korrik.

 

█Teksa publikon raportin e DASH për TerrorizminAmbasada Amerikane bën me dije se Shqipëria ka dhënë kontribut edhe në mposhtjen e Shtetit Islamik (ISIS).

Talo Çela, i vetmi person ende në kërkim nga policia shqiptare si pjesëmarrës në grabitjen e 6.2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, nga arratia, ka rrëfyer për herë të parë çfarë e lidh atë me këto grabitje.

■Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit të Ministrave, që ka të bëjë me ndëshkimin e mediave për të ftuarit në studiot televizive.

■ Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të mbeshtetur nismën e disa deputeteve të opozitës parlamentare për hapjen e listave, ka reaguar Koalicioni Opozitar.

■ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Hysni Demiraj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që në 15 shkurt të 2019 e shkarkoi Demirajn.

 

Të fundit