Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit miratoi në mënyrë unanime dje ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, për hapjen e listave. 

Të lidhura: Nisma parashikon ndryshimin në nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës që kanë të bëjnë me hapjen e listave, që automatikisht çon në heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa çështja e pragut zgjedhor nuk do të vendoset në Kushtetutë...

*Reagon LSI: Skandaloze të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese

*Një përmbledhje se si Partia Socialiste duke përdorur opozitën parlamentare vendosi të bëjë ndryshime kushtetuese në kohë pandemie, ndërsa ndërkombëtarët paralajmëruan që marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik të mos preket.

█Dy viktima dhe  96 persona kanë rezultuar me covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Në spitalin Infektiv ka shkuar në 90 numri i personave të shtruar

*Eksperti i Shëndetit Publik: Një valë e dytë është plotësisht e mundshme.

█Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nxjerr pamje nga Infektivi: E mirëkuptoj shkujdesjen dhe zellin, por a do donit vërtetë të bëheshit bartës të këtij virusi?

Një mjek popullor nga Lezha dhe nipi i tij janë arrestuar nga policia pasi pretendonin se kishin shpikur ilaçin për kurimin e koronavirusit.

█Korriku dhe sidomos java e dytë e tij po shënon një rritje të shtuar të të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Për pasojë ka pasur edhe një rritje të telefonatave drejt numrit 127 të Urgjencës, ku qytetarët kërkojnë tu bëhet tampon.

█E shpjeguar: Përplasja e Trump me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kush ka të drejtë?

 

█Numri dy i CDU/CSU, Johann Wadephul, ka reaguar ashpër pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve hapjen pjesërisht të listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ultimatumit të Bundestagut gjerman për Ramën. “Ne po punojmë për një marrëveshje me të dy opozitat; PS meriton lavdërime për këtë”, ka thënë Balla.

Presidenca në një reagim i ka cilësuar ndryshimet kushtetuese të miratuara on-line, si marrëzi, ndërsa vë në pikëpyetje legjitimitetin e Kuvendit.

█Përmes një cicërime, kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje të dy opozitave- sipas tij- “jashtëparlamentares dhe Presidenciales”, për ndryshimet kushtetuese.

 

 

Të fundit