Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Miratohet në parim drafti i dakordësuar në 5 qershor mes palëve politike dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtareve për Reformën Zgjedhore. Rama: U votua pa konsensus. Damian Gjiknuri: Listat e hapura mund të sjellin tensione dhe probleme.

■ Kryeministri Rama e ka cilësuar zhgënjyese deklaratën e numrit dy të CDU/CSU, Johann Wadephul, i cili paralajmëroi bllokimin e integrimin të Shqipërisë në BE nëse miratohet me ndryshime marrëveshja e 5 qershorit. S

■ Një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, presidenti Ilir Meta thërret në zyrë kreun e PD Basha. Kreu i shtetit i kërkoi Bashës që opozita të vazhdojnë t’i qëndrojë Marrëveshjes së 5 Qershorit.

■ “Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, kështu është shprehur Basha gjatë takimit me Presidentin Meta, me të cilin diskutoi 3 shqetësimet kryesore të opozitës jashtëparlamentare.

E lidhur: Kryeministri Rama deklaroi se ndryshimet kushtetuese vijnë për të përmirësuar procesin zgjedhor, kur u pyet në një bashkëbisedim me gazetarët se pse kur erdhi në pushtet në 2013-ën pati koalicion me LSI-në.  Sipas Ramës, presidenti tani është kthyer në një zyrë opozitare.

■ Shkon në 101 numri i viktimave në Shqipëri nga covid-19. Dje u shënuan 4 viktima mes tyre edhe një vajzë 21-vjeçare, si dhe nëna e 5 fëmijëve nga Kruja, 49 vjeç. Sipas MSH, situata është serioze në Infektiv, ndërsa u konfirmuan edhe 85 raste të reja pozitivë.

■ Bëhet i detyrueshëm përdorimi i maskës mbrojtëse kundër COVID-19 në ambientet e mbyllura; Ministria e Shëndetësisë: Gjobë për këdo që thyen rregullin

■ Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe njëherë Presidencës e cila theksoi dy ditë se “Kuvendi nuk i ka votat legjitime për të bërë ndryshimet Kushtetuese. Rama thekson se opozita zgjodhi vetë me vullnet të lirë të largohej nga parlamenti. Nuk i ka sjell as ai, as Taulant Balla. Një sqarim e ka edhe për arsyen pse ndërroi mendjen për ndryshimet kushtetuese.

Të lidhura“Kush gabon, paguan”, dhe “nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen, e heqim. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të treguar që pakti nuk ekziston, tha Rama pas akuzave te perseritura te Bashes si 'prishes i mareveshjes'.

Rama ka shpërfillur ultimatumin e Bundestagut gjerman për miratim në Parlament të marrëveshjes së 5 qershorit pa ndryshime. “Marrëveshja me Bashën s'është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, por mjet për përmbylljen e Reformës Zgjedhore”.

■ Speciale e Politiko/ Ndryshimet Kushtetuese; Rama 'i lënduar' nga Meta, përplaset me ndërkombëtarët, i shtrin dorën e bashkëpunimit Bashës dhe vajton kohët e shkuara me Sali Berishën.

■ “Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, kështu është shprehur Basha gjatë takimit me Presidentin Meta, me të cilin diskutoi 3 shqetësimet kryesore të opozitës jashtëparlamentare.

■ “Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, kështu është shprehur Basha gjatë takimit me Presidentin Meta, me të cilin diskutoi 3 shqetësimet kryesore të opozitës jashtëparlamentare.

■ “Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë”, kështu është shprehur Basha gjatë takimit me Presidentin Meta, me të cilin diskutoi 3 shqetësimet kryesore të opozitës jashtëparlamentare.

■ BE 'rikthen vizat' për shqiptarët që do të shkelin në vendet e zonës Shengen nga fundi i 2022. Të gjithë qytetarët do të duhet të marrin një autorizim nga ETIAS; pa të cilin nukmund të udhëtojnë pa vizë drejt BE.

■ Presidenti Ilir Meta shpreh qëndrimin e tij për ndryshimet Kushtetuese duke publikuar qëndrimet e mëparshme të kryeministrit Edi Rama.

■ Në raportin vjetor për Shqipërinë Freedom House shkruan se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, me rritje të autoritarizmit dhe një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Të fundit