Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “Jo me letra bakalli”, pse po heshtin Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj? Koha kur kërkonin ndryshime kushtetuese me referendum; Rama në 2013-ën: S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe aq më pak një proces politik i njëanshëm.

■ Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga opozita parlamentare që të votojnë brenda këtij sesioni parlamentar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar edhe me opozitën jashtëparlamentare.

■ Tre persona të prekur nga covid-19 humbin jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri. Pas 425 testimeve janë konfirmuar edhe 99 raste të reja me covid-19. Shkon në 102 numri i pacientëve në dy spitalet Covid, ndërsa mbi 1600 persona janë aktualisht të infektuar në rang vendi.

E lidhur: Ulet mosha mesatare e vdekjeve në vend nga Covid-19, rreth 19% janë nën 60 vjeç.

■“Në Himarë nuk të shërbejnë nëse nuk flet greqisht”, zv.ministrja Ornela Çuçi: Nëse nuk të drejtohet shqip, largohu!

■ Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zaev shpall fitoren: Morëm 3 deputetë më shumë se VMRO-ja. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti: Morëm 12 mandate

■ 46% e qytetarëve shqiptarë besojnë se Shqipëria nuk është gati për anëtarësim në BE sipas një sondazhi kombëtarInstitutit Shqiptar te Studimeve Ndërkombëtare, me tematikë "Perspektiva Europiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2020”

■ Pas Bundestagun gjerman dhe Soreca-s tre eurodeputetë të majte dhe të djathae në PE i kërkuan qeverisë dhe Kuvendit të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit. Deklarata rezultoi e fshirë nga faqja zyrtare e PE disa orë më vonë.

Policia e Tiranës ka arrestuar disa punonjës të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Institutit të Higjienës, për llogari të SPAK, pasi u konstatua se ata lëshonin libreza shëndetësore me qëllim punësimin në mënyrë abuzive.

■ Ministri federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas përcolli mesazhin e shteteve të tjera anëtare të BE sa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë, për të cilat tha se ende hezitojnë për fillimin e bisedimeve.

■ Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Ana Pisonero i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.

■ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pasi bien ndesh me Kushtetutën.

 

Të fundit