Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Parlamenti Europian publikon sërish deklaratën e fshirë të 3 eurodeputetëve, por duke përforcuar mesazhin ndaj qeverisë shqiptare.

■ PS tërhiqet nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor. Deputeti Bashkim Fino akuza në Komision: A ka dalë raporti për presidentin në media para anëtarëve të komisionit? Manja: Është aludim

E lidhur: PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, a ishte i paralajmëruar ‘reflektimi’ i mazhorancës?

■ Presidenti Ilir Meta i kërkoi tjetër takim kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me ndryshimet kushtetuese.

■ Përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit, pasi la të kuptohet se hetimet nuk kishin qenë të plota. I përgjigjet Kraja: Prokurorët e SPAK janë të gjithë prokurorë që kanë kaluar vetingun me formë të prerë.

■ 3 persona kanë humbur jetën nga colvid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

■ Historia e pazakontë: I mbijetoi sulmit nazist, rrëzimit të avionit, kancerit të gjirit, 99-vjeçarja britanike i shpëton edhe covid-19

■ Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 18 korriku do të ndryshojë përditësimi i situatës së koronavirusit. Ky përditësim do të transmetohet në ERTV në orën 16:00 dhe në faqen e ministres Ogerta Manastirliu, dhe jo më gjatë paradites.

■Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar  kryebashkiakun Veliaj për një investim në Kombinat që tashmë nuk ekziston.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka propozuar që Këshilli Politik të mblidhet të hënën ose te martën për te folur edhe per ndryshimet kushtetuese duke njoftuar se prezent do të jetë edhe kryeministri Rama.

■ Deputetja Rudina Hajdari reagoi e revoltuar pas deklaratës së kryeministrit Rama se është i gatshëm të shkojë edhe vetë në Këshillin Politik për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese, nëse do të merrnin pjesë edhe Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

■ Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese që çojnë në hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

 

Të fundit