Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj rikthehet në Partinë Demokratike. Ai do të jetë pjesë e grupit të  përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

■Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ripostuar një status të ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca, në 28 vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellinos nga mafia. Përmes këtij statusi ai jep mesazhin se  Shqipëria ka nevojë jetike për të shkëputur lidhjet e pushtetit me mafian.

■Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një studim që konkludon se shqiptarët renditen të fundit në rajon për pagën në sektorin publik dhe privat.

Sipas Bashës kjo është pasojë e taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie.

■ Ministria e Shëndetësisë njofton se ka miratuar protokollet për testimet serologjike, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2, (koronavirusi) edhe në strukturat jopublike.

Në një deklaratë për mediat sqarohet se Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve, por testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

■Një ngjarje e rëndë u shënua në Patos të Fierit, ku një 46-vjeçar humbi jetën në spital pas plagëve të marra pas një konflikti fizik. Sipas informacioneve të zbardhura nga policia, bëhet me dije se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.

 

Të fundit