Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Europarlamentarët e PPE mendojnë se Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi ‘qeverisë Rama’ në mars 2020. Ata kerkojne amendime.

https://politiko.al/europarlamentaret-e-ppe-nuk-i-ndahen-rames-15-kushtet-e-be-te-futen-ne-rezoluten-e-pe/

█Fatmira Hajdari del para vettingut: Probleme të theksuara me pasurinë dhe revokim vize në SHBA

https://politiko.al/fatmira-hajdari-del-para-vettingut-probleme-te-theksuara-me-pasurine-dhe-revokim-vize-ne-shba/

https://politiko.al/kpk-i-sit-pasurine-fatmira-hajdari-perlotet-para-trupes-se-vettingut-jetoj-ne-vilen-qe-bleu-azemi-skam-genjyer-asnjehere/

█Rekord i ri/ 69 raste të reja me covid-19 në Shqipëri, Bashkia Durrës mbyll ‘Urbanistikën’ në karantinë. Aktualisht janë aktive 500 raste, Tirana vatra më ‘e nxehtë’ me gjysmën e të prekurve.

https://politiko.al/rekord-i-ri-69-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi-bashkia-durres-mbyll-urbanistiken-ne-karantine/

█Policia nxjerr porosinë e Ardi Veliut: Kemi emrat e personave të prekur me covid-19”, asnjë të mos dalë nga banesa

https://politiko.al/500-raste-aktive-ku-jane-vatrat-e-infeksionit-te-covid-19-ne-shqiperi-tirana-me-e-nxehta/

https://politiko.al/kemi-emrat-e-personave-te-prekur-me-covid-19-policia-nxjerr-porosine-e-veliut-asnje-te-mos-dale-nga-banesa/

█Ndahet nga jeta studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur Moikom Zeqo. Zeqo mbylli sytë në moshën 71 vjeçare për shkak të një sëmundje e rëndë, leucemi akute, nga e cila vuante prej kohësh.

https://politiko.al/shuhet-ne-moshen-71-vjecare-studiuesi-dhe-shkrimtari-i-mirenjohur-moikom-zeqo/

https://politiko.al/politika-mesazhe-ngushellimi-per-ndarjen-nga-jeta-te-moikom-zeqos/

█32 mijë maturantë zhvilluan dje provimin e matematikës, më pas sërish në protestë për ‘letërsinë’. Pa mbaruar provimi del teza e testit, PD ironizon Shahinin: Opozita e nxori?

https://politiko.al/32-mije-maturante-zhvillojne-sot-provimin-e-matematikes-me-pas-serish-ne-proteste-per-letersine/

https://politiko.al/del-edhe-teza-e-provimit-te-matematikes-ish-deputetja-edhe-tani-opozita-e-ka-fajin/

█Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një status në Facebook denoncon se në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe askush nga ambasada jonë nuk i përgjigjet telefonatave të tyre.

https://politiko.al/pd-mbi-100-shqiptare-te-bllokuar-ne-aeroportin-e-zyrihut-ambasadat-tona-si-resorte-turistike-per-miqte-e-ministrave/

█Në Shqipëri rezultojnë 88 fëmijë të infektuar me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Shifra u bë publike nga mjekja Gjeorgjina Kule, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve

https://politiko.al/88-femije-te-infektuar-ne-shqiperi-qe-nga-fillimi-i-pandemise-flet-mjekja-si-e-moren-virusin/

█Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në 'Opinion' foli për situatën e pandemisë në vend, kur shifrat po rriten dita ditës. Sipas Manastirliut shtimi i rasteve nuk është si pasojë e shtimit të testimeve, por e mosrespektimit të protokolleve të sigurisë.

https://politiko.al/shtimi-i-rasteve-me-koronavirus-manastirliu-tregon-shkakun-nuk-eshte-prej-rritjes-se-testimeve/

█Reforma në gjyqësor dhe Vetingu kanë trembur korrupsionin në drejtësi, ndërsa gjyqtarët tashmë po bëjnë shumë kujdes me praktikat korruptive. Ky është konkluzionin i Shërbimit Informativ Shtetëror në raportin për veprimtarinë vjetore për vitin 2019, në kapitullin për korrupsionin në Shqipëri.

https://politiko.al/raporti-i-shish-korrupsioni-vijon-te-jete-problematike-ne-sistemin-e-drejtesise/

█Shtatë subjekte politike të opozitës parlamentare kanë dakordësuar qëndrimet e tyre referuar Reformës Zgjdhore. Në një prenoncim për mediat, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur se ndër 3 kërkesat e tyre për “Zgjdhoren”, ata kanë rënë dakord edhe për një sistem të pastër kombëtar.

https://politiko.al/duam-sistem-te-paster-kombetar-alimadhi-zbulon-kerkesat-e-7-subjekteve-politike-per-reformen-zgjedhore/

█Bashkia e Tiranës ka mbyllur çerdhen nr.16 në zonën e Bllokut pasi dyshimeve për një rast me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, e cila tha se stafi do futet në karantinë për 14 ditë.

https://politiko.al/u-dyshua-per-nje-rast-me-covid-19-mbyllet-cerdhja-ne-tirane-beqiri-morem-masa-te-menjehershme-stafi-do-futet-14-dite-ne-karantine/

█Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore në këtë takim dje ka arritur konsensus përsa i përket mënyrës se si do të procedohet në lidhje me identifikimin biometrik dhe çështjen e financimit të partive.

https://politiko.al/pro-identifikimit-biometrik-ne-gjithe-vendin-dhe-financim-miks-te-partive-cfare-u-arrit-ne-mbledhjen-e-sotme-te-keshillit-politik/

 

Të fundit