Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Dalin e-mailet mes  përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare dhe Damian Gjiknurit nga PS para mbledhjes së Këshillit Politik të zhvilluar pa PD dhe LSI dje pasdite. PD kërkoi shtyrjen e mbledhjes për sot ose nesër, por me axhendë të ndryshuar.

-Rama: Të ulemi pa humbur asnjë ditë; Gjiknuri: Konfirmoni praninë sot (dje), ulemi kur të doni.

-Vasili: PS nuk hap listat, duan ndryshim Kushtetute për 6 ditë.

E lidhur: Pakti me “Opozitën e re”, Rama pranoi se ndryshimet kushtetuese prekin marrëveshjen e 5 qershorit të ndërmjetësuar në rezidencën amerikane.

■ 5 qershori dhe ndryshimet kushtetuese, Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve: Parlament tri herë brenda javës.

■ Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim “kokë më kokë” me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në zyrën presidenciale. Takimi me fokus reformën zgjedhore, erdhi një ditë pasi Kim u takua me kryeministrin Rama dhe marrëveshjes së re PS-opozitë parlamentare për 5 qershorin dhe ndryshimet kushtetuese.

■ A do të kemi sërish karantinë? Sqaron eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho: Për pak ditë mund të plotësohen tre kushtet e alarmit.

■ Një shpërthim ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona. Raportohet se 3 nga këto persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që 4 të tjera kanë dëmtime të lehta fizike.

■ Opozita e Bashkuar propozon se Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur kohë duke propozuar, me ane te nje emaili, pasditen e se enjtes ose mëngjesin e së premtes ,

■ Gjin Gjoni, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, është propozuar për deputet nga baza e PD në Tiranë dhe Lezhë.

■ Policia ka proceduar 5 organizatorët e protestës së djeshme para kryeministrisë, të cilët u shprehën kundër ashpërsimit të masave për hapjen e lokaleve dhe diskove të natës. 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të një agjenti të autoriteteve Iraniane me motivacionin si person i padëshiruar.

 

■ U rikthye pas shumë vitesh në PDBesnik Mustafaj rrëfen se çfarë e shtyu të pranonte detyrën e re: Kushti që i vura Bashës

■ Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar liderët e partive politike në Shqipëri se do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të garojnë nën siglën e partive të tyre.

 

Të fundit