Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Raporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

E lidhur: “Paratë nga trafiku i drogës përdoren për të blerë zgjedhjet”,PD akuza Ramëspas raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave: Krimi i organizuar, i paprekshëm.

■ Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Kuvend se Këshillin Politik e krijoi PS dhe jo ndërkombëtarët. Për këta të fundit pati sërish reagim sa i takon paralajmërimeve se kërcënohet integrimi i vendit nëse preket 5 qershori: Me vjen keq, për listat e hapura vendosim ne.

E lidhur: Rama tregon çfarë i kërkoi Bashës në 2017-ën: Çështjet e brendshme të mos zgjidhën ‘duke folur anglisht’, jo më se është turp i botës!

■ “Zgjedhjet në universitetet në kulmin e pandemisë”, ministrja e Arsimit Besa Shahini sqaron debatin në interpelanë: 11 rektorë kërkuan zgjedhjet në 30 korrik, vetëm Kule kundër.

■ Është votuar me 97 vota pro në Kuvend marrëveshja e arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik. 6 deputetë të kuvendit nuk morën pjesë në votimin e 5 qershorit, ndërsa 4 të tjerë abstenuan.

Të lidhura: Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit. Ka reaguar gjithashtu Komisioni Evropianambasadori gjerman Peter Zingraf,  OSBE-ODHIR etj.

■  Në 24 orët e fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që janë konfirmuar 108 raste të reja pozitive. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se 126 pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID.

Të fundit