Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Një ditë pas votimit të ‘5 qershorit’, presidenti Ilir Meta mbledh në zyrë ambasadorët e BE. Zbardhet takimi 60-minutësh, Presidenti: Do dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

E lidhur: Pas ambasadorëve, Meta takon edhe kreun e PD, Lulzim Basha: I kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

■ Humbin jetën nga Covid-19 një 27-vjeçar nga Kavaja. Ministria e Shëndetësisë sqaron se i riu vuante nga talasemia dhe ishte asimptomatik. Po ashtu, humbi jetën në Infektiv edhe një 43-vjeçare farmaciste me banim në Durrës.

Të lidhura: Rihapet sërish të hënën Zyra e Vizave dhe Pasaportave në ambasadën gjermane. Zyra u mbyll prej pandemisë në 20 korrik.

  • Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e situatës me koronavirusin në vend njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima. Po ashtu, Ministria njoftoi se nga 564 testime rezultuan pozitivë 104 persona.
  • Artistë, politikanë, gazetarë… kush janë VIP-at shqiptarë që u infektuan me covid-19: Nga vëllezërit Budina, Florian Binaj, ish-deputeti Fatmir Toçi...

■ Arrestohet Bujar Sejdinaj, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Sejdinaj njihej me nofkën “xhaxhai” dhe u arrestua në një operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Argjentinë, Italia dhe Cosa Rica, bashkë me 5 pjesëtarë të tjerë të grupit mafioz.

■ Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit Rama, se “Këshillin Politik e krijoi PS”. Sipas Bylykbashit, Rama po imponon 30 korrikun. Ndërkaq, ish-deputeti, po ashtu, ka zbuluar sistemin 'perfekt' për opozitën, në rast se palët bien dakord për ndryshimet.

■ Duke nisur nga sot, Ura Vajgurore do të quhet zyrtarisht Dimal. Vendimi është miratuar sot në dakordësi nga anëtarët e këshillit bashkiak dhe sipas procedurës, vulën e fundit do ta japë Kuvendi.

■ Pas mbledhjes me aletatët, kryedemokrati Basha ka treguar qëndrimin e Opozitës së Bashkuar lidhur me ndryshimet Kushtetuese. Ai u shpreh se Opozita e Bashkuar është për hapjen 100 % të listave por me kushtin që koalicionet të qëndrojnë kështu siç janë dhe përllogaritja e mandateve të vazhdojë siç është.

Të lidhura: ■‘Lista të hapura 100 %’. Ky është propozimi i Opozitës së Bashkuar në mbledhjen e Këshillit Politik që është bërë publik pak më parë.

Të fundit