Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█ Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët marrin 32 mandate deputetësh.

█ Zgjedhje me lista 100% të hapura, PD tregon si do jetë modeli i fletës së votimit: I thjeshtë dhe jo një libër i trashë siç thotë Rama. Bylykbashi hedh poshtë argumentin e Ramës dhe tregon si mund të funksionojnë listat e hapura pa heqje koalicionesh.

Të lidhura: Partia Demokratike sqaron se si do të jetë përfaqësimi gjinor me lista 100% të hapura, ndryshe nga PS që kërkon hapje të pjesshme me pretendimin se cenon kuotat gjinore.

*Përmbledhje/ Propozimi i Bashës për lista 100% të hapura, a është tani topi në fushën e Ramës?

█ Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac ka refuzuar të bëhet pjesë e debatit për listat e hapura, që së fundmi ka përfshirë politikën shqiptare. Vasac tha se kjo është çështje shqiptare dhe i takon Shqipërisë që ta zgjidhë.

█Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID 6 pacientë, ndërkohë që janë regjistruar 67 raste të reja. Ndërkohë brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Të lidhura: Infektohet me covid-19 kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, karantinohet në banesë prej një jave.

*Mjeku urolog, Artan Koni, është shprehur se koronavirusi nuk do të zhduket as me vaksinë, por do të qëndrojë si gripi. Ai ka folur edhe për infektimet e shumta në QSUT, teksa thekson se kjo është e papranueshme.

█Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Këshilli Atlantik, do të realizohet virtualisht të mërkurën më 29 korrik. Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama

Të fundit