Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Ndërsa situata e pandemisë është e paqëndrueshme dita-ditës, dhe numri i përgjithshëm i viktimave dhe të infektuarve shkon në rritje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një propozim surprizë: “Vaksinimin falas të të gjithë popullatës në Shqipëri kundër gripit”.

Të lidhura: Bie ‘ritmi’ i  pandemisë në Shqipëri, me 4 viktima brenda 24 orëve të fundit, ndryshe nga rekordi i ditës së djeshme me 6 viktima. Viktimat, dy nga Tirana, një nga Dibra dhe 1 nga Shkodra, kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Një rritje ka shënuar numri i të infektuarve me 126 raste.

  • Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë nuk po tregon shifrat reale të testimeve për Covid-19. Ai akuzoi ministrinë se po përcjell një shifër totale të testimeve molekulare sëbashku me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë.
  • Një tjetër apel vjen nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për mbajtjen e maskave, edhe pse tani është kthyer në një detyrim.
  • Dy bar- restorante dhe një lokal nate në Vlorë e Sarandë janë gjobitur me 1 milionë lekë gjobë, pasi thyen masat e sigurisë anti-Covid, duke lejuar muzikën pas orës 20:00. Policia bën me dije se gjoba 1 milionë lekë iu është vendosur administratorëve të 3 lokaleve.

■ Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë arbëreshe. Philbin spikati në programin e njohur “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ku pyetja e tij: "A është kjo përgjigjja juaj e fundit?" nisi të bëhej një shprehje tepër e përdorur nga amerikanët në jetën e përditshme.

■ Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut drejt listave të hapura. Të qenurit ‘pro’ ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e konfirmojnë shumica e partive, të cilat në zgjedhjet e 15 korrikut siguruan mandate në Kuvend.

Damian Gjiknuri  në një reagim për hapjen e listave dhe për fletën e votimit të prezantuar ditën e djeshme nga përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi thekson se Amendamentet kushtetuese krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%.

Të fundit