Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■Është përmbyllur faza e parë e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike për kandidaturat për deputetë në 12 qarqet e vendin.

Mes emrave të njohur të PD-së, janë renditur edhe shkrimtarë, aktorë, analistë, si Flutura Açka, Aurel Plasari, Agron Gjekmarkaj etj., apo rikthimi i “xhaketave të vjetra”të Partisë Demokratike si Jozefina Topalli, Ritvan Bode, Genc Ruli, Besnik Mustafaj.

E lidhur: U propozua si kandidat për deputet, sqaron Bardhyl Londo: S'jam kontaktuar nga PD,  jam në pritje të formularit të konfirmimit.

■Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU i ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës, por sërish Rama u shpreh i prerë se ndryshimet kushtetuese do kalojnë me votat e shumicës dhe opozitës parlamentare në 30 korrik.

Presidenti Meta: Koha të dëgjohen avokatët më seriozë për të ardhmen evropiane.

E lidhur: “Duan, s’duan, do votohen në 30 korrik”, Rama: Ndryshimet kushtetuese, gati për të diskutuar propozimin e PD për listat 100% të hapura

■Presidenti Ilir Meta nuk shkarkohet. Ky është vendimi përfundimtar i miratuar me 78 vota pro raportit final të Komisionit Hetimor, i cili u tërhoq nga shkarkimi i kreut të shtetit. Rama: Ne e duam të shkarkuar, por iu referuam rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Kush ishin deputetët socialistë që nuk e mbështetën “faljen” e Metës?

■Nëse duhej të "festonte" pasi i "shpëtoi" një shkarkimi të mundshëm ditën e sotme nga Kuvendi, kjo fal edhe votave të mazhorancës, Presidenti Meta ka zgjedhur t’i dërgoi një mesazh "kërcënues" shumicës socialiste. Duke i kujtuar 2 marsin me thirrjet 'shpërndarje, shpërndarje' referuar parlamentit, Meta kërkon që së bashku me parlamentin e ardhshëm të miratohet ligji për referendumet dhe të ketë President dhe deputetë 100% nga Populli.

E lidhur: “U tërhoqëm se ndërruam kurs me Metën”, Rama u përgjigjet kritikëve: Çfarë iku, iku!

■Ish-drejtuesja e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka paraqitur një raport 2-javor duke theksuar se ka probleme shëndetësore, çfarë ka bërë që seanca ndaj saj në KPA të shtyhet për në 5 shtator. Ajo ka kërkuar shtyrjen e seancës ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, teksa ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në seancën e sotme.

■Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit është propozuar në krye të BKH-së nga SPAK. Propozimi erdhi pasi tre kandidatët e tjerë Ervin Hoda, Idajet Faskaj dhe Artur Beu janë s’kualifikuar nga ky proces.

Sipas SPAK, Aida Hajnaj plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe emri i saj i është dërguar KLP për votim.

■ Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka reaguar pas propozimit për Aida Hajnaj në krye të BKH.

Me një mesazh në Twitter Kim e duke përdorur shprehjen shqiptare shqiptare ‘Gur, gur bëhet mur’, Kim shprehet se tashmë hapi tjetër është ai i trajtimit të anëtarëve të BKH-së me më të mirët e FBI-së.

■ Është miratuar me 16 vota pro, një kundër e një abstenim drafti për amnistinë fiskale.

Deputeti Adriatik Alimadhi ka votuar kundër, ndërsa abstenim ishte Korab Lita.

■ Astrit Patozi thotë se propozimi i PD për hapje të listave 100 % apo është një lojë mes dy partive kryesore për ti ngulur thikën njëri-tjetrin.

I ftuar në studion e Report tv, Patozi tha se asnjë propozim i PD-së nuk është hapje reale e listave, por thjesht një mënyrë për të prishur garën e kundërshtarit.

■Vjen  reagimi zyrtar i KLP pasi përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM ‘sulmoi’ SPAK për cilësinë e hetimeve. KLP nënvizon se s’mund të mbajë qëndrim indiferent dhe sqaron se të tilla deklarata janë të qortueshme dhe se ço pretendim i ngritur për profesionalizmin dhe integritetin e prokurorëve mund të verifikohet me mjetet dhe procedurat e sistemit ligjor.

Të fundit