Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

82 raste të reja me covid-19 u konfirmuan dje në vendin tonë.

https://politiko.al/rekord-rastesh-me-coronavirus-82-raste-te-reja-ne-shqiperi-humb-jeten-nje-tjeter-pacient-ne-infektiv/

Rreth një vit pasi doli nga burgu ku kreu dënimin në Fushë-Krujë, ka ndërruar jetë papritur Nehat Kulla, i njohur si ‘gjenerali’ ose një nga krerët e bandave në vitin 1997.

Kulla ndërroi jetë në banesën e tij në Tufinë, në Tiranë në moshën 67-vjeçare. Paraprakisht, mendohet se vdekja e tij lidhet me shkaqe natyrale. Skënder Brataj: Vdiq nga coronavirusi

https://politiko.al/nje-vit-pasi-doli-nga-burgu-nderron-jete-nehat-kulla-i-forti-i-97-es-para-pak-kohesh-humbi-vellain-nga-covid-19/

PD: Shfaqen raste edhenë Kryeministri

https://politiko.al/covid-i-ka-hyre-ne-kryeministri-po-mbahet-e-fshehur/

Kryeministri Rama ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me 82 raste në 24 orët e fundit, shifër rekord kjo që nga fillimi i pandemisë. Përmes një video-live në rrjetet sociale, Rama ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset të ndjekin protokollet e lëshuara nga autoriteti shëndetësor, pasi thyerja e tyre rrezikon për ta gjobë deri në heqjen e lirisë.

https://politiko.al/shifrat-rekord-te-te-infektuarve-rama-paralajmeron-qytetaret-dhe-bizneset-gjobe-deri-ne-heqje-lirie-per-ata-qe-thyejne-protokollin-e-sigurise/

*

https://politiko.al/provimi-i-gjuhe-letersise-me-gabime-drejtshkrimore-reagon-qsha-ishin-te-qellimshme/

Ministria e Arsimit ka reaguar përsëri në lidhje me debatin e maturantëve për provimin e Letërsisë, pas pretendimeve se në hartimin e pyetjeve ka gabime drejtshkrimore dhe pasaktësi.

Në njoftimin Në reagim e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thuhet se në testin e Letërsisë ka pasur gabime në tekst, por kjo gjë është bërë qëllimisht për të vlerësuar aftësitë gjuhësore të maturantëve.

“Provimi i maturës duhet të anulohet ose ripërsëritet”, kështu është shprehur Pedagogia e Gjuhë- Letërsisë Prof.Dr. Dhurata Shehri. Në një prenoncim për mediat, Shehri tha se ideja fillestare e një testi modern ishte e mirë, por që dështoi pas gafave të bëra nga hartuesit e testit. https://politiko.al/ideja-e-nje-test-modern-ishte-e-mire-por-deshtoi-pedagogia-e-gjuhe-letersise-provimi-te-anulohet-ose-te-riperseritet/

“Do të konsiderojmë heqjen nga vlerësimi përfundimtar të ndonjë pyetjeje specifike”, kështu ka deklaruar Ministria e Arsimit pas një takimi mes palëve të interesuara në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Po ashtu, referuar “pretendimeve” të ngritura nga ana e maturantëve për testin e Gjuhë- Letërsisë, QSHA vendosi shpërndarjen e pikëve të nxënësve në bazë të rezultateve të tyre mëparshme. https://politiko.al/protesta-e-maturanteve-ministria-e-arsimit-nje-hap-pas-po-konsiderojme-heqjen-nga-vleresimi-perfundimtar-te-ndonje-pyetjeje-specifike/

*

https://politiko.al/mbledhja-per-reformen-zgjedhore-gjiknuri-pd-devijoi-diskutimin-iu-kthye-skemes-politike-te-kqz-se/

U zhvillua dje mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore e cila ka nisur prej orës 17:00. Në përfundim të mbledhjes, pas tre orësh, përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri tha në mbledhjen e sotme PD ju kthye skenës së mirëfilltë të KQZ-së, pra jo depolitizimin e adminsitrës zgjdhore, duke shpënë një devijim të bisedës.

https://politiko.al/hajdari-largohet-nga-mbledhja-e-keshillit-politik-po-flisnin-per-tendera/

Deputetja Rudina Hajdari është larguar papritur nga mbledhja e sotme. Në një prononcim për mediat ajo tha se palët kanë hapur diskutim për tendera lidhur me identifikimin biometrik ndaj e ka parë të arsyeshme të largohet.

Opozita propozon formulën e re për KQZ: ‘E bekuar edhe nga ndërkombëtarët’

Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë.

https://politiko.al/opozita-propozon-formulen-e-re-per-kqz-e-bekuar-edhe-nga-nderkombetararet/

*

. Me 5 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Në mbledhjen e sotme për shqyrtimin e rezultateve të verifikuara nga Prokuroria e Përgjithshme për figurën e Malajt, KQZ pranoi se ai rezulton të ketë qenë i dënuar. Por sipas këtij komisioni, kryebashkiakut të Matit i ka mbaruar penaliteti në momentin kur kishte filluar punë në administratë. https://politiko.al/pd-kerkoi-shkarkimin-e-tij-nga-detyra-kqz-vulos-fatin-e-kryebashkiakut-te-matit-jepet-vendimi/

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të lënë në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Në një prononcim për mediat Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata e ka cilësuar këtë një vendim politik, i cili provon- sipas tyre- aleancën e kryeministrit Rama me krimin, ndërsa thekson se do ta ankimojë vendimin e paligjshëm dhe kallëzojë penalisht 5 anëtarët e KQZ për shpërdorim detyre. https://politiko.al/vendimi-per-kryebashkiakun-e-matit-politik-pd-paralajmeron-ankimimin-ne-gjykate-te-rastit-malaj-do-kallezojme-penalisht-anetaret-e-kqz/

*

Presidenti Ilir Meta, ka bërë dekretimin e dy ligjeve gjatë ditës së sotme (dje), “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe “Për miratimin e huamarrjes prej 139 milionë SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

https://politiko.al/hua-174-milione-euro-nga-fmn-per-perballimin-e-covid-it-meta-miraton-ligjin-dekret-edhe-per-tatimin-mbi-te-ardhurat/

*

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka reaguar pas denoncimeve nga qytetarët të cilët kishin mbetur të bllokuar në Zyrih, për shkak të pezullimit ende në fuqi të fluturimeve ajrore me Zvicrën prej COVID-19. TIA bën me dije për të gjithë pasagjerët e bllokuar në Zyrih një ditë më parë, se fluturimi drejt Tiranës do të kryhet pasditen e sotme (dje) në orën 16:10.

https://politiko.al/te-bllokuar-ne-zyrih-per-shkak-te-pezullimit-te-fluturimeve-ende-ne-fuqi-tia-jep-

*

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fiton gjyqin me ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabakun për çështjen e Unazës së Re. Përmes një vendimi të dhënë ditën e sotme (dje), Gjykata e Tiranës dënoi ish-deputeten Jorida Tabaku me 500 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj kryebashkiakut Veliaj. Tabaku, gjithashtu, duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore dhe të përgënjeshtërojë deklaratat ndaj Veliajt. https://politiko.al/ceshtja-e-unazes-se-re-gjykata-denon-tabakun-per-shpifje-ndaj-veliajt/

Basha ka reaguar përsa i përket deklaratës “triumfuese” të kryeministrit Rama pas fitores së gjyqit nga Veliaj kundër Tabakut për çështjen e Unazes së Re. Frazës së Ramës “shpif shpif se diçka mbetet, prioriteti nr. 1 i PD-së”, Basha i është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndërsa thekson se “e vërteta e vetme e këtij kryeministri dhe bufonëve të tij është plaçkitja e shqiptarëve për interes të banditëve dhe oligarkëve të tij.”

https://politiko.al/shpif-shpif-se-dicka-mbetet-basha-koke-per-koke-me-ramen-e-verteta-e-kryeministrit-dhe-bufoneve-te-tij-eshte-plackitja-e-shqiptareve/

 

Të fundit