Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█ Situata e përkeqësuar e covid-19, Italia do jetë e mbyllur për Shqipërinë dhe Kosovën deri në 7 shtator

█ Vettingu/ Shkarkohet nga detyra Aleks Nikolli, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli. Ai është njëri nga gjyqtarët që i uli dënimin Dritan Dajtit.

Intervista në Politiko: Njihuni me Xhesin, stjuardesën nga Elbasani që aspiron të jetë pilotja e parë shqiptare: Si është të prekësh ‘mbretërinë e qiejve’

█ Radhë të gjata para ambasadës shqiptare, zyrtari i PD sjell pamjet se ç’po ndodh në Athinë: Njerëzit po kalojnë një tmerr.

█ OBSH i kërkon Shqipërisë të rishikojë skemën e financimeve për shëndetësinë: Janë shumë të ulëta, ka pagesa të larta nga xhepi.

█ Është ndarë nga jeta Kosta Papanikolla, i njohur si një nga pionierët e Cirkut shqiptar. Papanikolla i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri dhe bashkë Telat Agollin.

█ Pasi Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kanë dërguar vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit.

█ Sussane Schutz, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale në Gjermani, thotë se rajoni do të jetë në rend të ditës gjatë Presidencës së Berlinit të Këshillit Europian, por se vendet që kërkojnë integrim duhet të bëjnë gjithashtu pjesën e tyre.

█ Pas deklaratës se do të bojkotonin sezonin e ri, klubet e Kategorisë Superiore i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama, ku i kanë bërë me dije plotësimin e kërkesave pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në. 10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë disa kerkesa.

Një viktimë dhe 125 të infektuar në 24 orët e fundit, MSH: Rritet numri i të prekurve për 1000 banorë

E lidhur: Manastirliu takim me mjekët italianë dhe shqiptarë: 400 të shëruar në terapi intensive tek Infektivi, që nga fillimi pandemisë.

 

Të fundit