Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe 141 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 20 pacient ndodhen në terapi intensive në dy spitalet COVID, ndërsa 4 të tjerë janë të intubuar. Ndërkaq, me të dhënat e fundit, shkon në 208 numri i viktimave në vendin tonë, ndërsa 6817 janë të infektuar.

Covid-19 i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina. Pas trajtimit nga stafi mjekësor, Morina nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur betejën me virusin e ri.

█E lidhur:Ish-deputeti i PD Agron Shehaj dhuron dy respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2. Mjekja: Veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë

█E lidhur: Denoncimi i PD për mungesën e ilaçeve, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Nuk është e vërtetë, politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë.

█Qeveria shqiptare ka miratuar 5,191 paga lufte për muajin qershor për punonjësit dhe të larguarit nga puna në Transportin Rrugor të Udhëtarëve. Lajmi u bë publik nga kryeministri Rama, i cili thekson se mbështetja prej rreth 135 mln lekësh do mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.

█Ish-deputeti Nard Ndoka, ka zbuluar disa prej emrave që do të kandidojnë nga Partia Demokratike për deputet në disa qarqe të vendit. Ndoka bën me dije se në Shkodër PD do të kandidojë Romeo Gurakuqin, në Lezhë Aldo Bumçin, në Elbasan Edmond Spahon, në Gjirokastër Tritan Shehun, në Korçë Valentina Dukën, ndërsa në Vlorë Agron Shehajn.

█SPECIALE/Mjekë, profesorë, kërkues shkencorë… pandemia ‘thelloi plagën’  dhe nxori në pah mjekët shqiptarë të larguar nëpër botë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të shpallë kandidaturën për President të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije vetë Haradinaj, ndërsa shprehet se “mbajtja e kësaj detyre do të ishte një nder dhe përgjegjësi e madhe” për të.

Shpërthimi në Bejrut ishte paralajmëruar, udhëheqësit e Libanit morën një letër nga zyrtarët e sigurisë që në 20 korrik .

Të fundit