Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Rëndohet situata për shkak të COVID-19 në vend; 5 viktima dhe 154 të infektuar vetëm në 24 orët e fundit. Ndër viktimat është edhe një mësues nga Rrësheni. Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja Besa Shahini.

E lidhur: U hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë pasi u infektua me covid-19 Xhino Koca 29-vjeç. Viktima u identifikua si djali i stilistes Lira Koça. Reagon spitali: Gjendja e tij ishte e stabilizuar, kishte 4 ditë i shtruar.

E lidhur: Referuar shifrave alarmante të përditëshme për COVID, por edhe vetëvrasjes së të riut duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka reaguar Aleksandër Biberaj, i cili i kërkon Presidentit Meta të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Shfaqet i nxirë dhe me mjekër pas karantinës, Erion Veliaj tregon si e përjetoi covid-19: Fillimisht e kaloi djali, më pas unë me Ajolën

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçi u ka nisur një letër Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi: Klienti im po mbahet padrejtësisht në regjimin e posaçëm 41 bis

Shkrimtarja Flutura Açka tregon përvojën kur erdhi në Shqipëri dhe publikon fotot: Cili covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

█Përmbaruesit kundërshtuan urdhrin e GjonajtGjykata e Administrative e Apelit rrëzon kërkesën e tyre për të mos iu nënshtruar Vettingut

Kryeministri Rama ka bërë publike projektin për ndërtimin e 143 shkollave të reja me standarde evropiane brenda 2021-shit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se ky projekt, në kuadër rindërtimit të vendit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të financohet nga buxheti i shtetit.

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Kërkimet nga Turqia për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor, Macron i del në krah Greqisë, i dërgon ushtrinë

Të fundit