Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Bie ritmi i pandemisë; Ministria e Shëndetësisë: 3 viktima dhe 120 të infektuar në 24 orët e fundit. Ndërsa ndodhemi në një situatë pandemie, qeveria italiane ka vendosur t’ju mundësojë të gjithë shqiptarëve që do të udhëtojnë drejt Italisë bërjen e tamponit falas në aeroporte nga autoritetet italiane. Ky rregull nuk vlen për qytetarët e Maltës, Spanjës, Greqisë dhe Kroacisë, të cilët duhet të marrin masa nëse duan të udhëtojnë drejt Italisë.

■ E lidhur: USAID i ka dhuruar një tjetër komplet testesh Shqipërisë, për COVID-19. ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza kanë marrë nga SHBA gjithsej 32 mijë e 160 teste.

■ Situata në pikën kufitare të Kakavijës degradoi deri në konfrontime fizike mes emigrantëve dhe forcave policore, pas mbylljes për disa orë të doganës pasi u arrit kuota pre 750 personash. Qytetarët shqiptarë ende në pritje në një radhë prej 5 kilometrash, deklaruan se nuk do të kthehen mbrapsht dhe do të presin derisa të kalojnë kufirin për në tokën greke. Pas konfliktit ka ndërhyrë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes, duke konfirmuar se është arritur një marrëveshje mes palëve Shqipëri-Greqi për qëndrimin hapur të doganës deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

■ Ndërsa situata e rënduar në Kakavijë ka vijuar në ditën e pestë të saj, të shumtë kanë qenë zyrtarët demokrat të cilët kanë “ndëshkuar” sjelljen qeveritare dhe deklaratën e kryeministrit Rama se ‘për situatën në Kakavijë nuk kanë faj as autoritetet shqiptare e as ato greke.’ Për ish-kryeministrin Berisha kriza në Kakavijë ishte e paralajmëruar”, pasi qeveria greke kishte njoftuar më herët për vendosjen e rregullave të reja, kështu që përgjegjësia për situatën e rëndë humanitare dhe mungesën e koordinimit të institucioneve bie tek qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama. Të gjendur në një përballë një kaosi disa ditor, ish-deputetja, Grida Duma ngreh pyetjen: E për çfarë na duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla? Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ka kërkuar kryeministrit të heshtë, ndërkaq Partia Demokratike, ka propozuar dy mënyra për tejkalimin e krizës.

■ Pas situatës së komplikuar në të cilën ndodhen emigrantët në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavisë, Policia e Shtetit ka bërë me dije rregullat e reja që hyjnë në fuqi nga dita e sotme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Në njoftimin zyrtar, policia, po ashtu, u bën apel qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, të mos ndërmarrin nismë të tillë pa pasur dokumentacionin përkatës me vete.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçkaka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta referuar situatës kaotike në pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, ku tha se “qytetarët shqiptarë  nuk mund të trajtohen si të ishin pa atdhe apo pa shtet.” Xhaçka shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga Presidenti, ndërsa shton se këto janë fjalë të papërshtatshme për një kryetar shteti. Ndërkaq, LSI përmes zv.kryetarit, Luan Rama, ka marrë në mbrojtje Presidentin Meta, duke theksuar se "Kakavija është realitet skandaloz i shëmtisë tonë shtetërore".

■ Janë reduktuar ndjeshëm radhët e automjeteve në doganën e Kakavijës në pritje për të kaluar në tokën greke. Që nga ora 00:00 deri tani në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar 2031 shqiptarë, 609 shtetas të huaj si dhe 850 automjete. Autoritetet greke kanë vijuar punën edhe pas orës 22:00, me qëllim kalimin e të gjithë emigrantëve që vijojnë të presin prej ditësh. Ndërkaq nga dita e nesërme pritet të kthehet sërish në fuqi rregulli i qeverisë greke për kalim të limituar me vetëm 750 persona në ditë në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerëson tre nga emblemat e polifonisë shqiptare: I kanë kënduar bukurive të bregut, betejave për liri, heronjve dhe atdhedashurisë

■ “Shekulli i Mbrojtjes’ ka mbaruar!’; Turqia kërcënon Greqinë: Anija ‘Oruç Reis’ lundron sërish, nëse ndodh ndonjë ‘aksident’ atëherë nis konflikti

Të fundit