Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Ngërçi për KQZ-në/ Rama në parlament: Grisja e marrëveshjes në fije të perit

Në prezantimin e kryenegociatorit të Shqipërisë  për BE-në, Rama e mohoi se ishte kërcënim për opozitën jashtë: Reforma do shkojë në parlament, ne jemi zot shtëpie, opozita jashtëparlamentare s’ka monopol.

Pas ngërçit të krijuar në Këshillin Politik në lidhje mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, opozita ka një propozim të ri për qeverinë. Sipas burimeve të Politiko propozimi i PD dhe aleatëve është në përputhje me formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

https://politiko.al/opozita-kerkese-qe-kp-te-mblidhet-sot-pasdite-dhe-oferte-te-re-ps-per-kqz-bazohet-te-formula-e-venecias/

https://politiko.al/propozimi-i-plote-formula-e-re-e-opozites-per-zgjedhjen-e-anetareve-te-rinj-te-kqz/

***

Anëtari i KP, Damian Gjiknuri u shpreh optimist se një marrëveshje për KQZ-në do të gjendet.

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ. Ndërkaq, referuar propozimit të opozitës së bashkuar për formulën e re të KQZ-së, ish-deputeti theksoi se ajo nuk është mirëpritur nga mazhoranca.

https://politiko.al/kqz-ja-grisja-e-marreveshjes-ne-fije-te-perit-rama-reforma-do-shkoje-ne-parlament-ne-jemi-zot-shtepie/

https://politiko.al/debati-per-kqz-gjiknuri-opozita-po-reflekton-nese-propozon-kandidate-qe-plotesojne-kriteret-do-e-mbeshtesim/

https://politiko.al/perfundon-pa-rezultat-mbledhja-e-keshillit-politik-te-reformes-zgjedhore-bylykbashi-mazhoranca-nuk-pranoi-propozimin-tone-per-kqz/

 

***

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari. Shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mohimi i revokimit të vizës nga SHBA

Reagon e bija deputete: Shumë njerëz jashtë kësaj salle që më janë hedhur si ujq, sot e morën përgjigjen se nuk e dogja mandatin për të mbrojtur nënën time

https://politiko.al/nuk-kalon-vettingun-kpk-shkarkon-nga-detyra-fatmira-hajdarin/

https://politiko.al/rudina-hajdari-flet-per-perjashtimin-e-se-emes-dhe-ata-qe-i-jane-hedhur-si-ujq-duartrokitet-nga-socialistet/

***

Thaçi dhe Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, The Guardian: Frikë për një marrëveshje të nxituar, mund të përfshijë shkëmbim territoresh.

Analiza/ Ç’kërkojnë dhe ç’do të marrin aktorët e marrëveshjes së 27 qershorit në Uashington: Trump, Grenell, Thaçi dhe Vuçiç

https://politiko.al/thaci-dhe-vucic-ne-shtepine-e-bardhe-the-guardian-frike-per-nje-marreveshje-te-nxituar-mund-te-perfshije-shkembim-territoresh/

https://politiko.al/analiza-ckerkojne-dhe-cdo-te-marrin-aktoret-e-marreveshjes-se-27-qershorit-ne-uashington-trump-grenell-thaci-dhe-vucic/

*

https://politiko.al/nuk-mu-dha-fjala-ne-kuvend-bushati-mban-fjalim-ne-facebook-te-tregojme-pergjegjshmeri/

Deputeti socialist Ditmir Bushati thotë se sot ju mohua fjala në kuvend, ndaj zgjedh Facebook-un për të shprehur deklaratën e tij mbi procesin e integrimit të vendit.

Në deklaratën në Facebook, ndër të tjera nënvizon se  vendimi i BE për hapjen e negociatave ka një vlerë shumë të madhe për shkak se erdhi pikërisht në mes të pandemisë së koronavirusit.

**

Kuvendi ka rrëzuar 3 dekrete të Presidentit të Republikës, Ilir Meta të cilat ishin kthyer pas për rishqyrtim. Në fund të seancës plenare të kësaj të enjteje, Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit Meta për “Ligjin për turizmin detar”, “Tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Prokurorimet në fushën e mbrojtjes”.

https://politiko.al/i-ktheu-pas-per-rishqyrtim-kuvendi-rrezon-3-dekretet-e-presidentit-meta/

**

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot në Kuvend disa ndryshime të bëra në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-Pjesë e këtyre ndryshimeve, të cilat u miratuan nga Parlamenti, është edhe vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive.

https://politiko.al/gjobe-kush-nuk-respekton-largesine-2-metra-manastirliu-prezanton-ndryshimet-ne-aktin-normativ-rregulla-te-reja-per-studiot-televizive/

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se për Shqipërinë nuk mendohet një karantinim i dytë, por mund të ndodhë në një rast

https://politiko.al/skender-brataj-do-te-rikthehet-karantina-vetem-ne-kete-rast/

 

Të fundit