Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • 4 viktima dhe 133 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.
  • Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë radhe në kuadër të procesit të rindërtimit. Përmes mbledhjes online është miratuar edhe lista me 5 subjektet që do të mund të përfitojnë nga granti për rikonstruksion, të kualifikuara pas shqyrtimit të ankimimeve.
  • Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar akuzat për mashtrim ndaj kryeministrit Rama, duke theksuar se: “Rama ka gënjyer 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik, ndërsa sot 1 në 3 biznese mbyllet duke lënë pa punë 57 mijë shqiptarë.”
  • Të gjobitur jashtë Shqipërisë për shkak të COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregon dokumentet që iu duhen për marrë rimbursimin.
  • Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thumbuar zyrtarët e Tiranës të cilët u vetëpërfshinë të entuziazmuar në zhvillimet e fundit politike të Malit të Zi. Sipas Patozit, e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që “të mëdhenjtë” janë në mëshirën e “të vegjëlve”.
  • Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike ka nisur fazën e dytë të përzgjedhjes për 1000 emrat e propozuar nga baza që kaluan filtrin e parë të demokratëve. Vettingut në këtë fazë të dytë do t’i nënshtrohen ish-deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës, si dhe kryesia e PD.
  • Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se rezultati i zgjedhjeve qendrore të mbajtura dje në Malin e Zi u ndikuan nga presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe kryeminstri Rama. Sipas Berishës, Vucic transportoi për në Malin e Zi malajzezët e Beogradit dhe se angazhoi dhe kishën serbe në Malin e Zi për fushatë elektorale.
  • E lidhur: Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha, pas akuzave ndaj Ramës se ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve në Mal të Zi.
  • Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar kryeminstrit  Edi Rama informacion zyrtar lidhur me marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e kufirit detar.
  • Teuta është fituesja e Superkupës së Shqipërisë pasi ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1 përballë Tiranës në “Elbasan Arena”, duke e fituar për herë të parë këtë trofe.

 

Të fundit